Ka apo nuk ka islamofobi në Kosovë?

Religjion

Ka apo nuk ka islamofobi në Kosovë?

Nga: Nafi Baxhaku Më: 27 korrik 2023 Në ora: 14:48
Autori Nafi Baxhaku

Anti-islamizmi nuk është përkushtim për atdhedashuri, por angazhim kundër Islamit dhe kundër shqiptarëve të besimit islam në Kosovë. Islamofobët shqipfolësa, sidomos ata që flasin për ”Islamin Politik”, duhet të kuptojnë dhe të pajtohen me faktin se atdhedashuria është pjesë e besimit islam.

Lidhur me këtë temë Don Lush Sopi në një shkrim thotë: “Përkushtmi për atdhedashuri po shndërrohet në islamofobi”, botuar në disa portale islamofobike dhe në ”Bota Sot”.

Sipas këtij zotëriu ”Islamofobia është bërë temë shumë e përfolur dhe e debatuar në Kosovë”, dhe se ”Mizën po e bëjmë Buall kur është në pytje islamofobia, ndërsa ”Buallin e bëjmë mizë”, kur janë në pyetje ngjarjet historike, kulturore dhe kombëtare…”, por unë bazuar në fakte mendoj ndryshe.

Sigurisht, pasi ka shqiptar islamofob ekstremist të cilët vite me radhë po bëjnë propagandë të egër kundër islamit dhe pasuesve të kësaj feje të zgjedhur nga Zotit Mëshirues, kjo dëshmon se ka islamofobi në Kosovë. Dhe nëse e krahasojmë propagandën anti-islame terrorizuese ndaj shumicës shqiptare myslimane, me reagimet që (nuk) i bënë kjo shumicë, kuptojmë se ”Buallin po e bëjmë mizë”. Ky indiferentizëm dhe kjo heshtje e pa arsyeshme, sidomos e atyre të cilët e udhëheqin komunitetin mysliman jo vetëm në Kosovë, është shqetësuese dhe e papranueshme.

Islamofobët anti-islamistë janë njerëz (të arsimuar por të pa etik të cilët përdorin një fjalor tepër fyes dhe nuk i respektojë bindjet fetare) të cilët përveç tjerash, na e fyejnë Profetin tonë dhe të gjithë myslimanëve të botës, Muhamedin paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të! Neve na duhet uniteti kombëtar, e jo ndarja dhe përçarja e populli në bazë fetare. Lidhur me këtë temë kamë reaguar me një shkrim me titull: ”Aty ku ka propagandë anti-islame ka edhe islamofobi”! (Dhjetor 2016).

Kurse ztr. Milazim Krasniqi në një shkrim të publikuar vite më parë shtron pyetjen: ”Cilët janë shqiptarët e vërtet? dhe vazhdon: Nëse arroganca dhe tirania islamofobike e pakicës me prirje kryqëtare vazhdon dhe bëhet torturuese ndaj shumicës myslimane të shqiptarëve, ajo rrezikon të hap probleme të rrezikshme për unitetin kombëtar…”, dhe kjo është e vërtetë të cilën duhet marrë shumë seriozisht.

Prandaj, nuk është ”Tema që po krijon ndarësi dhe armiqësi në popullin tonë shqiptar”, sikurse shkruan ztr. Sopi, por shqipfolëset islamofoba janë njerëz të papërgjegjshëm të cilët demokracinë dhe shqiptarizmin po e /keq/përdorin për të bërë propagandë të ndyrë anti-islame dhe po krijojnë ndarësi dhe armiqësi të rrezikshme në popullin tonë shqiptar, gjë që e kërkon edhe Serbia. Ky është problemi.

E lidhur me islamofobinë Abdi Baleta ka botuar (2006) librin ”Përballja me islamofobin”, dhe kjo dëshmon që anti-islamistët shqipfolësa propagandën kundër islamit e kanë filluar dekada më parë edhe në Shqipëri…

Nëse kjo ztr. Sopin ”shpirtërisht nuk e le të qetë”, atëherë duhet ta kundërshton të keqën (islamofobin) dhe ta mbron ”popullatën e pafajshme”, e jo të mundohet që në emër të kësaj popullate (për qëllimet e veta krishtere) ta injoron islamofobinë dhe të mundohet për t’i mshef bajtësit e kësaj të keqe të rrezikshme për të gjithë shqiptarët (jo vetëm) në Kosovë.

Nëse e brengos ”ngritja e alarmit për islamofobinë në Kosovë”, duhet të jetë i informuar se jo vetëm në Kosovë, janë disa shqiptarë intelektualë ish komunistë e laikë shkrimtar, publicistë, ish gazetar të njohur etj. kalemxhinjë islamofob ekstremista të cilët vite me radhë për çdo ditë bëjnë propagandë anti-islame dhe kundërshtojnë gjithçka është islame te populli shqiptar… Këta shpirtshitur, që po i injoron ztr. Sopi, pasi nuk kanë mundësi tjera, me anë të shkrimeve (propagandës) i kanë shpallë luftë Islamit dhe po i terrorizojnë pasuesit e kësaj feje të Zotit! Si bëhet ndryshe nxitja e popullit shqiptar në urrejtje ndaj Fesë Islame dhe mosdurimit fetarë jo vetëm në Kosovë? A e di këtë ztr. Sopi, i cili po fletë njëjtë sikurse gazetarja islamofobe Arbana Xharra, për ”shqiptarofobi” në Kosovë? E njëjta kërcënon: ”Sot e 700 vjet s’ka europ me xhami”. Kjo aspak nuk është e ndershme.

Islamofobët anti- islamista janë ata të cilët ”popullatën e pafajshme dhe të thjeshtë”, po e frymëzojnë në frymën islamofobike duke bërë propagandë kundër islamit shqiptar, në favor të ”fesë së moqme” (katolicizmit). Po pse ”fenë e moçme” kur shumica e këtij populli beson islamin, dhe, a nuk ishin të parët e shqiptarëve paganë? Kush po e bënë ”Mizën buall”, sipas ztr. Sopit?

Prandaj, të flasësh për islamofobinë e mos t’i cek me emra cilët janë shkaktarët e kësaj teme dhe përçarësit e shqiptarëve, kjo nuk është e drejt ndaj lexuesve, e sidomos ndaj të rinjve të cilët nuk e kanë përjetuar kohën e diktaturës komuniste, prandaj unë, sikurse e cekëm më sipër, do të filloj me njërin prej tyre, e ky është G.M. ish gazetar, publicist, njëri prej islamofobëve më famëkeq nga Kosova, kundër të cilit OJQ Studenti Ideal, kishte dorëzuar kallëzim penal në Prokurorin Themelore në Prishtinë me 28.08.2020, por këtë do të duhej ta kishte bërë më herët BIK-u, për të cilin ky anti-islamist thotë: ”Bashkësia Islame orGzata më antikombëtare në Gadishull”. (dardaniapress.com). Kjo, sipas këtij publicisti anti-islamistë, d.m.th. se të gjithë anëtarët e Bashkësisë Islame, në krye me Myftiun Tërnava, dhe të gjitha kuadrot tjera fetare së bashku me imamët dhe xhematin e tyre të më shumë se 800 xhamive në Kosovë qenkan ”antikombëtar”. Rrofsh o patriotë GM për këtë ”zbulim” (gënjeshtër me bisht), të cilës nuk i beson as vet.

Ky ish gazetar që për interesa personale ja ka shitë shpirtin Djallit, në shkrimet që i publikon me paturpësi përdor gjuhën e urrejtjes për ti nxitur shqiptarët kudër Islamit, si p.sh. në një artikull tjetër të titulluar: ”Shqiptarët kanë arsye më shumë se të gjithë të tjerët ta urrejnë islamin, sepse në emër të islamit turqit vranë miliona shqiptarë”. (”Bota Sot” 01.08.’16). Kurse Faik Konica thotë: ”Të mos ishte Feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar?”

Athua sipas ztr. Sopit, i cili paraqitet si i brengosur për popullin shqiptar, edhe ky qëndrim kaq armiqësor i GM kundër besimit islam qenka ”përkushtim për atdhedashuri”? Njeriu human dhe i drejtë e mbron të drejtën e secilit njeri, qoftë ai besimtar i krishtere, besimtar islam ose…

Kur flasim për shqipfolësit islamofob, ish konkurenti i G.Mt, anti-islamisti më famëkeq nga Shqipëria, tanimë i ndjeri Kastriot Myftaraj, shpifte dhe gënjente se: ”Islami është armik i kombit shqiptar dhe bota islame e urren kombin shqiptar”. Këta anti-islamistë shpifarakë për nxitje të urrejtjes dhe in tolerancës duhej t’i kishte ndjekur Prokuroria.

Por, ka njerëz (jo shqiptarë) të mirë e të drejtë të cilët e flasin të vërtetën lidhur me Islamin, sikurse psh. Kenon Telor, misionarë i Kishës Anglikane, i cili në një ligjërata mes tjerash për Islamin thotë:”… Islami i solli shpresë skllavit, vëllazëri njerëzimit, si dhe siguroi njohje të vërtetave themelore të natyrës njerëzore”. (ëordpress.com).

Kurse shqipfolësi GM, i cili për lek bashkëpunon edhe me djallin, nuk e di (ose nuk do ta dinë) se çka domethënë ndjenja fetare për një besimtarë islam. Shqiptari mysliman besimtar i devotshëm nuk mundë të urren ate që e adhuron dhe e do më shumë se veten, besimin në Zot. Këtë islamofob aq e ka mbërthyer urrejtja ndaj islamit shqiptar saqë po mendon se jemi duke jetuar në Mesjetë. Nëse turqit (rreth të cilëve kanë dëshirë të fërkohen edhe turkofobët e tjerë shqipfolësa), para disa shekujve në emër të Islamit paskan vra miliona shqiptar (dhe sikur kjo të ishte e vërtetë), nuk mund të fajësohet Islami, as turqit e sotëm, por vrasësit në atë kohe, të cilët për veprat e tyre do të përgjigjën para Krijuesit.

Pse G. turkofobi, i cili e di se në Turqi sot jetojnë disa miliona shqiptarë, vazhdimisht po nxitë urrejtje kundër turqëve, vëllazërve tonë në fe? Zoti ynë thotë: ”S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtimin ndërmjet vëllezërve tuaj…” (49:10).

Sikurse anti-islamistët e tjerë, ai e bën të kundërtën, nxit urrejtje, përçarje dhe armiqësi mes shqiptarëve, me çka dëshmon se është një intelektual pa integritet.

Prandaj duhet të shërohet nga /vetë/ helmimi me urrejtje ekstreme islamo-turkofobike. Populli shqiptar nuk ka nevojë për urrejtje e armiqësi, por për miqësi me të gjithë popujt paqedashës, e sidomos me ata popuj që populli ynë shqiptar ka shumë gjëra (dhe interesa) të përbashkëta sikurse që është Turqia (kjo mike e dëshmuar e popullit shqiptar), ku sikurse e cekëm, sot atje jetojnë disa miliona njerëz me prejardhje shqiptare. Edhe një njeri i paditur e di (e si mos ta di njeriu i letrave), por, edhe ztr. Sopi, se lufta kundër Islamit në ditët e sotme, e jo në kohen kur ka jetuar i madhi Skënderbeu, është luftë kundër Kombit Shqiptar.

Nuk po e them vetëm unë se pa Islamin dhe pa shqiptarët myslimanë sot nuk do të kishte Dardani të lire e të banuar me shqiptar, por ”Stara Serbia” të banuar me serb e nën sundimin e ”Velika Serbija” me kryeqytet Prizrenin si ”carski grad Dushana”. Këtë kërkojnë popat serb dhe Kisha Ortodokse Serbe e cila prej se ekziston ka kërcënuar dhe rrezikuar (sikurse dhe sot) Kosovën tonë të dashur, për të cilën armiku i shqiptarëve Patriarku aktual Porfirije, Kosovën e konsideron si ”provincë jugore serbe”!

Kurse shqipfolësve anti-islamista si soji i G.m, B.Gj. Kabashit, Gj. K, A. Xh, F.C etj. islamofobë po iu pengojnë hoxhët shqiptarë dhe xhamitë tona të cilat janë (edhe pse jo sa dhe si duhet) në shërbim të fesë së Zotit, të atdheut e të popullit, bijtë dhe bijat e të cilit, si gjithnjë pa dallim feje së bashku luftuan (dhe me përkrahjen e NATO-s) e çliruan Kosovën tonë nga Serbia okupatore. Shtrohet pyetja për t’ kujt interes sot po sulmohet islami shqiptar dhe po bëhen ndarje të rrezikshme fetare jo vetëm në Kosovë?

Çfarë shqiptari është ai i cili merr guxim dhe e nxitë popullin shqiptar (të vuajtur, por islamdashtës, aq sa është) ta urrej fenë në të cilën beson për hirë të Zot Mëshirues? A e di këtë prifti i nderuar i cili fletë për ”shqiptarofobi”, njëjtë sikurse islamofobja A. Xharra, e cila për qëllimet dhe interesat e veta deklaronte: ”Nuk ekziston islamofobi, por shqiptarofobi”. Kjo bëhet pa argumente e me qëllim për të arsyetuar anti-islamizmin e shqipfolësve (pro-katolik) në Kosovë, dhe kjo është dyfytyrësi.

Duhet cekur se është e pajustifikueshme heshtja e BIK-ut, dhe indiferentizmi i teologëve, hoxhallarëve, me ndonjë përjashtim… Por, edhe mos reagimi i Prokurorisë së vendit e cila duhet t’i ndjek anti-islamistët për vepër penale nxitje e urrejtjes dhe mos durim etnik, fetarë… Pse i paguan populli? Sikur të reagonin këto institucione, ne nuk do të kishim arsye dhe nevojë për tu marrë me këtë temë. Kosova ka mjaftë probleme tjera.

Dhe, para se të vazhdojmë, këtu po e citojë kongresmeni Eliot Engel, i cili gjatë një vizite (2015) në Kosovë kishte deklaruar se ”Kosova është shtet që mund t’i tregojë botës se nuk ka nevojë të frikësohet nga shumica myslimane, por të marrin mësim sesi shumica është respektuese dhe promovuese e tolerancës dhe mbrojtës së pakicës”. Kështu është, por nuk duhet harruar as meritat e pakicave (pra, edhe asaj katolike) pa të cilen Kosova nuk do të mund të merrej si shembull i mirë për vendet e tjera. Prandaj, jam kundër islamofobëve shqipfolës të cilët promovojnë urrejtjen dhe in tolerancën në Kosovë, vendin shembullor të bashkëjetesës jo vetëm të besimeve.

Dhe, çfarë shqiptar janë ata (sidomos disa katolikë intelektualë) të cilët, në vend që ti përkushtohen besimit katolik dhe të janë mirënjohës, ata marrin guxim dhe sulmojnë armiqësisht (më keq se serbet e Vuçiqit) shumicën myslimane për të prishur tolerancën ndër fetarë në Kosovë…? Athua sipas priftit Sopi edhe qëndrimet armiqësore ndaj besimit islam qenkan ”përkushtim për atdhedashuri”?

Pasi është fjala për islamofobinë (për të cilën gjatë këtyre viteve është debatuar) këtu po e citojë edhe teologun ztr. Mustafa Bajramin, i cili përmes një postimi në FB, ka shkrur: ”Janë disa islamofobë të poshtër, komunistë me asht e me rrasht që menxi presin të tallën me Islamin e myslimanët. Janë aktiv…”

Por, edhe ky profi i nderuar, sikurse ztr. Sopi, nuk e përmend me emër asnjërin prej bartësve të islamofobisë, dhe kjo më dha një arsye më tepër për të bërë fjalë lidhur me këtë temë, por duhet cekur edhe disa nga shkaqet të cilat ndikuan në nxitjen e islamofobisë jo vetëm në Kosovë. Unë jam kundër dhunës dhe kundër çfarëdo ekstremizmi, e sidomos kundër atij që behet nga disa fanatik ekstremist mysliman në emër të Fesë Islame…

Ishte rasti i disa qindra kosovarëve të cilët (pasi i kishin zgjidhur të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen besimtarët islam në Kosovë, dhe çështjen e veriut të Mitrovicës, këta të mjerë të devijuar sikurse Lavdrim Muhaxheri dhe Ridvan Haqifi) iu bashkuan ISIS-it dhe orGzatave të tjera terroriste në Siri dhe Irak! Mandej rasti i arrestimit të disa imamëve (2014-2018), rasti i Liqenit të Badovcit, ku 5 persona kishin synuar të xhironin një video propagandistik për ISIS-in (2015), rasti i imam Qazimit së bashku me 6 përsona të tjerë të akuzuar për terrorizëm dhe të dënuar me burgim, dhe raste tjera të cilat dëmtuan rëndë imazhin e Fesë Islame dhe të Kosovës. Këto ndikuan në rritjen e islamofobisë.

Dhe jo vetëm në Kosovë, por islamofobi, sipas Raportit Evropian i Islamofobisë 2021, kishte edhe në 27 vende të Evropës mes të cilave edhe Shqipëria. Të gjitha këto raste i shfrytëzuan, dhe po i shfrytëzojnë, shqipfolësit islamofobë për të sulmuar (padrejtësisht) islamin dhe besimtarët islam.

pasi prifti Sopi e kishte mohuar prezencën e islamofobisë në Kosovë, shtrohet pyetja nëse nuk ka islamofobi, atëherë si quhen persona të cilët bëjnë luftë me propagandë sistematike kundër Fesë Islame dhe besimtarëve myslimanë në Kosovë? Mohimi i prezencës së islamofobisë bëhet me qëllim për ti mbrojtur shqipfolësit ”patriotë” anti-islamistë të cilët publikisht e sulmojnë Islamin, në favor të katolicizmit (”fesë së mocme”). Kjo është provokim dhe e padrejtë ndaj shumicës myslimane shqiptare.

E se ka islamofobi në Kosovë, këtë e thotë vetë njëri prej anti-islamistëve më famëkeq, emrin e të cilit e cekëm më sipër. Ky islamofob (GM) në një shkrim të publikuar (Dhjetor 2017) thotë se: ”Islamofobia në Dardani i ka mbërthyer edhe organet shtetërore, veçmas policinë e shërbimin e fshehtë të shqiptarëve… Pra shqiptarët janë islamofoë, sepse islami është bërë tmerr për shqiptarët…” .

Ky gënjeshtar (demagog perfid), i sëmurë rëndë nga urrejtja patologjik që ka ndaj Islamit (besim i cili është shërim dhe qetësim për zemrën e secilit besimtar islam), mundohet t’i paraqet të gjithë shqiptarët si islamofobë, sikurse që është vet armik i myslimanizmit shqiptarë e për çka, sikurse e cekëm, në trevat shqiptare është shqiptari më i urryer, dhe çuditem pse ky person i rrezikshëm ende nuk është në burg.

Fyerja që i bëhet një besimtari islam është e rëndë sepse ia lëndon ndjenjat më sublime. Mund ta merrni me mend kur poshtërohen dhe fyhen të gjithë besimtarët islam jo vetëm në Kosovë. A nuk është kjo tmerr, sipas priftit Sopi, i cili e mohon prezencën e islamofobisë dhe ankohet se në Kosovë paska ”shqiptarofobi”? Shqiptari besimtar islam nuk guxon me qenë ”shqiptarofob” sepse këtë e ndalon Zoti, i Cili na ka krijuar shqiptarë. Fenë mund ta ndërrosh, kombin jo.

”Vërtet Allahu nuk i do tradhtarët”. (8:58)

Bëhet pyetja a po gënjen prifti Sopi, apo po gënjen publicisti G.M? Cilit ti beson lexuesi? Pse të rinjtë tonë të helmohen me urrejtje? Atyre duhet t’iu flitet për rizgjimin islam, dhe kjo nuk pritet nga islamofobët, por nga dijetarët islam të cilët si po shihet ende janë në gjumë.

Një tjetër isamofob sikurse e cekëm është edhe ztr. Bajram Gj. Kabashi (i konvertuar, apo i kthyer me pompozitet në katolikë formalisht sepse nuk i përkushtohet fesë, por merret me propagandë armiqësore kundër Islamit për llogari të katolicizmit ”fenë e të parëve” të vet). Gjergji në një shkrim shtatorin e vitit kaluar thotë: ” … Islami si religjion nuk ëshë i diskriminuar në Kosovë (nuk tregon kush po e thotë këtë), po Shqiptarizmi është rrezikuar dhe luftuar prej islamizmit”. Këtë mund ta thotë një gazetar (islamofob) pa etik. Ky shqiptari me emrin Bajram, që nuk ka jetuar si besimtar mysliman i devotshëm kurrë nuk e ka kuptuar misionin e Islamit në këtë botë. Si qëllimkeq, sikurse anti-islamistët e tjerë, mundohet që t’i konfronton shqiptarizmin dhe islamizmin. Kjo, hiq pa filozofuar, është përtej budallakisë.

Bajram (Gjergj) Kabashi, që rrenë se ”Shqiptarizmi është rrezikuar dhe luftuar prej islamizmit”, e lavdëronte priftin e kishës së Zlakuqanit, Don Pren Kola, i cili lavdëronte të konevrtuarit duke thënë: ”Heroizmi që po bëni sot do t’ju dalë në ndihmë në të gjitha momentet e jetës suaj…” Çfarë ”heroizmi” qenka ky kur dikush që i ka takuar formalisht besimit islam, dhe kur ia do interesi kthehet në ”fenë e mocme”- katolike? Eshë e drejtë e secilit të zgjedh cilën fe e do, por jo të nxit urrejtje ndaj fesë islame dhe të ofendon besimtarët islam. Athua sipas ztr. Sopit edhe këto angazhime kryqëtare qenkan ”heroizëm” dhe ”përkushtim për atdhedashuri”?

Falënderimi i takon Zotit Mëshirues që këta islamofob mendje krisur nuk e kanë forcën se përndryshe me dhunë do të na konvertoni, sikurse Serbia, e cila pas tërheqjes së osmalive (1912), shqiptarët mysliman (por edhe vëllezërit tanë shqiptarët katolik) me dhunë i konvertonte në fenë ortodokse.

Po sot në Kosovën e lire kush po kërkon konvertimin (vetëm) të besimtarëve islam në katolicizëm, dhe pse i gjithë ky sulm ndaj islamit dhe besimtarëve myslimanë? Athua sipas ztr. Sopit edhe kjo qenka ”përkushtim për atdhedashuri”? Po bëni mëkat sepse po i nxitni dhe po i detyroni me zor shqiptarët mysliman, vëllezërit tuaj shqiptarë, të përçahen e të ju urrejnë. A i besojmë të njëjtit Zot, a jemi të gjithë shqiptarë, a flasim të gjithë shqip, a e kemi një histori dhe atdhe të përbashkët? Ju ka mbërthyer primitivizmi dhe urrejtja. Këto po ju pengojnë për tu pajtuar me realitetin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës laike, e tjetër nuk kemi, sepse këtu na ka krijuar Zoit Fuqiplotë. Prandaj, shqiptar/e duaj dhe respekto në emër të Zotit Mëshirues.

Janë edhe disa klerikë katolikë dhe famullitar të cilët krahas angazhimeve tjera, për ti konvertuar shqiptarët e besimit islam, ndërtojnë Kisha politike edhe në vendbanime ku nuk jeton asnjë besimtar i fesë katolike, sikurse që ishte rasti në Kuqishtë të Rugovës, i banuar (100%) me besimtarë të fesë islame! Ky rast kishte shkaktuar ”… përplasje ndërmjet politikës dhe Bashkësisë Islame të Kosovës”, shkruante gazeta Lajm me 20 korrik 2005, me titullin ”Rugovasit bëhen katolikë”. Kurse Bajram Gj. Kabashi ankohet: ”Islamizimi i shqiptarisë po ecën siç e kanë menduar Anti-Shqiptarët, aq mirë sa me ua pasur lakmi edhe Vasa Cubrilovici në varr!” (”Drini.us”). I shkreti Gjergj edhe pse është kthye në krishterizëm ende nuk e ka gjëtur qetësin shpirtërore, dhe nuk mund të pajtohet me realitetin që mbi 90% të shqiptarëve në Kosovë janë deklaruar si besimtar islam, dhe se këta besimtarë kanë të drejtë të jetojnë dhe veprojnë sipas parimeve të kësaj feje. Dhe, pasi po e përmend V. Cubrilovicin, në ditët e sotme ju shqipfolësat islamofobë jeni ata të cilët po e vazhdoni rrugën antishqiptare dhe anti-islame njëjtë sikurse serbët pasardhësit e Cubrilovicit. Unë, nuk njohë ndonjë serb në Kosovë i cili nxitë urrejtje ndaj besimit islam sikurse ju shqipfolësit islamofobë. A është ky shqiptarizëm, apo antishqiptarizëm?

Athua sipas priftit Sopi, edhe ndërtimi i kishave katolike politike (qe është sulm ndaj islamit, dhe ofendim i besimtarëve islam), qenka ”përkushtim për atdhedashuri”? Po deklarata e famulltarit Ndue Kajtazi, kur thotë se, ”… pas ndërtimit të kishës mbi 80 për qind të rugovasve do të konvertohen në fenë katolike”, qenka ”përkushtim për atdhedashuri”, apo angazhim për konvertimin e shqiptarëve myslimanë në katolik? Kush po provokon për konflikte fetar, e kush po e bënë ”Buallin mizë”, ztr. Sopi?

S’keni faj ju (sepse derisa është Myfti i Kosovës Naim Tërnava, i cili e ka kap BIK-un, dhe Këshillat komunale të kësaj bashkësie i ka shndërruar në bashkësi të hoxhallarëve (të dëgjueshëm), ju lirshëm mund të vazhdoni misionin tuaj (hileqar) dhe shumë të rrezikshëm për konvertime të reja në Kosovë. Por, shtrohet pyetja a po i shërbehet popullit kështu, apo po i mëshohet thikë pas shpine për ta shtyrë Kosovën në humnerë? Në emër të cilit Zot po veproni kështu?

Vërtet ne shqiptarët jemi njerëz të çuditshëm dhe e ”zeza e vetvetes”, siç kishte deklaruar prifti Don Anton Kcira.

Më sipër i përmendëm disa nga nxitësit e islamofobisë, por me këtë rast dua ti përkujtoj lexuesit rastin e sulmit në xhaminë Dine Hoxha në Tiranë, kur Rudolf Nikolli pasi kishte hyrë në xhami i kishte plagosur me thikë katër persona (xhematli) të cilët ishin duke u falur! Që ishte edhe më keq ky terrorist kryqëtar anti-islamist gjatë arrestimit nga policia kishte brohoritur ”të gjithë myslimanët duhet të ndëshkohen”. Ky akt terrorist, dhe tri raste tjera islamofobike përmendën në Raportin e lartcekur.

Edhe pse ky person kishte çrregullime psikike, sikurse kishte deklaruar avokati i tij, disa gazetarë islamofobë si soji i Kastriot Myftarajt (i cili shqiptarët autokton të besimit islam i cilësonte si ”emigrant arab” në Shqipëri ku i ka falë Zoti), kërkonte publikisht këso akte terroriste që Tirana, Prishtina, Tetova, e sidomos Shkodra të bëhen si Libani…! Prokuroria heshti, kurse hoxhallarët (dhe ata të pafajshmit, sikurse që u dëshmua vite më parë), lehtë dhe më përbuzje u arrestuan në Kosovë, kurse gazetarë e publicistë islamofoba ekstremist të cilët po i terrorizojnë psiqikishtë vite me radhë besimtarët islam dhe po nxisin përçarje dhe in tolerancën po tolerohen dhe trimërohen për të vazhduar propagandën armiqësore kundër islamit shqiptar! Kjo është e padrejtë dhe e rrezikshme për të gjithë qytetarët e Kosovës…

Mund të dalë ndonjë (mysliman fanatik i çmendur dhe për hakmarrje) të hynë në ndonjë Kishë katolike dhe ti sulmon besimtarët me thikë ose me bombë, dhe Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia të duken si AfGstanë, gjë që e kërkon Serbia e Vuciqit dhe Rusia e Putinit, por jo Turqia e ErdoGt. Këtë të fundit e ceka për hatër të turkofobëve të cilët, në vend se ti falënderohen Turqisë, e cila ka restaurur disa xhami dhe ka ndërtuar xhami të reja në Kosovë, islamofobët e fajësojnë ate (Turqinë) për xhamizimin e Kosovës! Shqipfolësave kryqëtarë antii slamista iu pëlqen Serbia gjenocidale e cila gjatë luftës së fundit në Kosovë rrënoi dhe dogji qinda xhamia dhe objekte fetare në Kosovë. Shqipfolësave anti-islamista po iu pengojnë xhamitë shqiptare, por jo Kisha Ortodokse Serbe e cila është bërë si shtet brenda shtetit në Kosovë!

Dhe, derisa ztr. Sopi thotë se ”Në Kosovë, nga islamofobia nuk do të duhej të ketë frikë asnjë Shqiptarë, por as ta preokupoj asnjëherë kjo çështje, sepse në Kosovë, islamofobi të vërtetë apo reale nuk ka”, G. publicisti, ky anti-islamist ekstremist i cili, sikurse islamofobët e tjerë shqipfolësa, aftësit intelektuale i /keq/përdor për të bërë propagandë të ndyrë kundër islamit thotë: ”Shqiptarët janë islamofob. Shumicën i kap tmerri kur përmendet islami…” Edhe ky turkofob islamin e kupton sikurse ekstremistët mysliman të cilët në emër të islamit vrasin njerëz të pafajshme, dhe atë më shumë mysliman, bile edhe nëpër xhamia! Këta janë kategori e njerëzve ekstremistë të sëmur të cilët ushtrojnë dhunë dhe bëjnë terror, prandaj duhet mjekuar ose izoluar.

Nuk e paskemi ditur që shqiptarët qenkan kaq frikacak. Çfarë tmerri ore, cilin prej shqiptarëve islamofobë e gjeti ndonjë e keqe sado e vogël nga islami, kundër të cilit me vite po lihin duke vjellë helm për t’i përçarë shqiptarët? Bëhet pyetja si është e mundur që shqiptarët të janë islamofobë, e mos të ketë islamofobi në Kosovë? Cili po gënjenë G.M, L.S., apo të dy? Pra, nuk janë shqiptarët mysliman ata të cilët po luajn me këto lojera të pista e tepër të rrezikshme, por janë shqipfolësit anti-islamista me të cilët duhet të merret Prokuroria e shtetit.

Kurse prifti Sopi tregon përralla dhe thotë: ”Tendenca është e qartë: që nëpërmjet ”islamofobisë” t’i nxisin njerëzit të bëhen besimtarë të devotshëm, ta duan ma shumë islamin (për inate të tjerëve) sepse islami qenka i rrezikuar nga islamofobët!” Kjo sa është naive aq qëllimkeqe.

Zoti Mëshirues thotë: ”O ju besimtarë respektojeni Allahun dhe respektojeni të dërguarin e mos i qoni kot veprat tuaja” (47:33)

Prifti duhet ta di se besimi në Zot (për myslimanët) nuk bëhet për inat të dikujt sepse inati është cililësi e djallit të mallkuar. Kurse devotshmëria arrihet duke iu bindur Zotit dhe profetit të Tij, dhe duke i praktikuar urdhrat e Zoti Krijues, e jo me anë të islamofobisë së disa shqipfolësve të mjerë. Sipas priftit Sopi po i bie që një armik i përbetuar i Islamit, sikurse që është publicisti G. M, po u merrka me islamofobi me qëllim për ti nxitur (shqiptarët mysliman të cilëve ua fyen ndjenjat fetare dhe publikisht i ftonë ta urrejn Islamin), të bëhen besimtarë të devotshëm! Kjo është nonsens.

M është një armik i dëshmuar i islamit i cili thotë: ”Islami ishte dhe është fatkeqësia jonë kombëtare”. (Bota Sot, 21.09.’22). Kjo është gënjeshtër me bisht dhe çmenduria e këtij publicisti i cili po i terrorizon psiqikishtë jo vetëm shqiptarët e besimit islam në Kosovë! Athua paska gabuar Presidenti amerikan Gerge Ë Bush, kur kishte deklaruar se ”Islami është fe e paqes”? (18 dhjetor 2001).

Athua sipas ztr. Sopit edhe nxitja e urrejtjes ndaj islamit shqiptar (mos durim fetar) që është vepër penale, qenka ”përkushtim për atdhedashuri”? Prandaj, nëse nuk guxoni t’i kundërshtoni përçarësit e popullit shqiptar, së paku heshtni dhe mos provokoni. Keqpërdorimi i së drejtës për shprehje të lirë është mëkate për ata që mendojnë se janë besimtarë, e sidomos për një klerikët si ztr. Sopi.

Ngjashëm deklaronte edhe monstrumi tjetër nga Shqipëria, Kastriot Myftaraj, të cilin e mbyti mbidoza e islamofobisë dhe ia ndali zërin helmues njëherë e përgjithmonë. Prandaj, nëse nuk shërohen soji i islamofobëve si G.M, B.Gj. Kabashi (me portalin e tij anti-islam), pastor C. etj. kryqëtarë anti-islamista, ekziston rreziku që edhe këta të mjerë ta pësojnë njëjtë sikurse ekstremisti K.Myfaraj, për të cilin 11 vite para se ta hidhte veten nga dritaja e katit të katërt, kamë shkruar një artikull me titull: ”Jo Shqipëri, por Ferri (që po e pret) ka nevojë për Kastriot Myftarajn”, i cili shqiptarët me gjak e gjuhë shqiptar vetëm pse janë besimtar islam, i cilësonte si ”emigrant arab” në tokën nënë Shqipëri ku i ka krijuar Zoti Mëshirues!

Athua sipas priftit Sopi edhe kjo çmenduri islamofobike ishte ”përkushtim për atdhedashuri”, apo nxitje publike për konflikte të rrezikshme ndër fetare midis shqiptarëve vëllezër jo vetëm në Shqipëri?

Sipas ztr. Sopit po i bie që edhe unë që jam kundër islamofobisë dhe kundër anti-islamistëve shpirtshitur, qenkam ”shqiptarofob”?

Duke i shkruar këtë rreshta më kujtohet Marsi i pranverës shqiptare të 81-shes, kur isha i arrestuar në vendin e punës dhe i dënuar me burgim. Jam njëri prej atyre mija shqiptarëve (mysliman, me qëllIm po e theksoj) liridashës e atdhetar (sepse atdhedashuria ishte dhe është pjesë e besimit tim islam), i suspenduar nga puna, dhe prapë i burgosur politik (Prill 1989), qenkam ”shqiptarofob” që frikësohem nga vetja?

Lehtë e kanë sot G.M, Gj.B.K, F. C, Gj. K etj. anti-islamista bashibozuk të lehin kundër Islamit dhe besimtarëve myslimanë për ta përçarë popullin shqiptar. Kosova është shtet /jo/funksional që po i toleron këta nxitës të urrejtjes dhe in tolerancës. Të shohim deri kur kështu.

Prapë bëhet pyetja nëse nuk janë islamofob persona që i përmendëm ata të cilët me gjuhën e urrejtjes po e sulmojnë islamin dhe shqiptarët mysliman, të cilët po i fyejnë dhe po ua lëndojnë ndjenjat më sublime fetare, atëherë çka dreqin janë? A e di këtë ztr. Sopi, i cili thotë se në Kosovë nuk ka islamofobi? Çka janë anti-islamistat shqipfolës?

Prandaj, kush i kundërvihet publikisht propagandës anti-islame, ai është atdhetar i cili i mbron të drejtat e shqiptarëve të besimit islam dhe jo vetëm. Dhe, kjo nuk është ”shqiptarofobi”, por është luftë kundër padrejtësisë dhe përkushtim i sinqertë për atdhedashuri. Prandaj, ju lutem mos na i lëndoni ndjenja fetare, as ato kombëtare. Kosova ka nevojë për njerëz besimtarë të sinqertë, të drejtë dhe patriotë e atdhetarë të vërtetë të cilët punojnë më përkushtim për komb, fe e atdhe.

comment2 komente
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat