Shën Rroku (1295 – 1327) – ungjilli i besuar dhe dëshmuar

Religjion

Shën Rroku (1295 – 1327) – ungjilli i besuar dhe dëshmuar

Nga: Dom Lush Gjergji Më: 16 gusht 2023 Në ora: 16:35
Autori Dom Lush Gjergji

Shën Rroku (latinisht - Rokus; italisht - Roko, spanjisht dhe portugalisht - Rokue; rr. 1295 – 16 gusht 1327) është shenjt i kishës katolike romake, shumë i njohur në Evropë dhe ndër katolikët shqiptarë. Vdekja e tij përkujtohet me 16 gusht; ai është shenjt mbrojtës kundër murtajës.

Jeta e tij

Sipas Actas (vepra) dhe vita s (jeta) në Legenda Aurea të Shna Rrokut, ai lindi në Montpelje të Frances rreth vitit 1295. Babai i tij ishte guvernator (qeverisësi) i Montpeljes. Edhe lindja e tij lidhet me një mrekulli pasiqë e ëma ishte shterpë gjersa ajo iu lut Virgjërës Mari. Thuhet se Sh.Rroku në lindjen e tij iu gjet mrekullisht një shenjë kryqi i kuq në gjoks që rritej me kalimin e kohës. Ai filloi të ushtronte që në fëmijëri një asketizëm të rreptë dhe një përkushtim të madh. Në ditët kur "nëna e tij e përvuajtur agjëronte dy herë në javë, edhe fëmija i bekuar Rroku shpërfillej dy herë poashtu, kur e ëma agjëronte gjatë javës, dhe ai do të mëkohej një herë atë ditë" (Legenda Aurea).

Ditën e vdekjes të prindërve të tij, kur ai ishte 12 vjeç ai shpërndau gjithë pasuritë e tij të varfërve si Shën Franqesku (megjithse babai i tij në shtratin e vdekjes e emëroi atë guvernator të Montpeljese) ai mori rrugët si një shtegëtar lypsar (një veti me të cilën ai edhe paraqitet).

Kur mbërriti në Itali gjatë një epidemie murtaje, ai nuk ngurroi të ndihmonte të sëmuret nëpër spitalet e Acquapendentes, Cesenas dhe Romës, dhe thuhet të ketë kryer shumë shërime të mrekullueshme me anë të lutjes dhe shenjës së kryqit dhe me prekjen e dorës së tij. Në Romë ai shpëtoi kardinalin e Anglerisë në Lombardi duke bërë shenjën e kryqit në ballin e tij, që mbeti mrekullisht pastaj aty (Legenda Aurea). Duke shërbyer në Piacenza ai u sëmur edhe vetë. Ai u dëbua nga qyteti dhe ai u tërhoq në pyll, ku ai bëri vetë një kasolle prej degësh e gjethesh, e cila pajisej mrekullisht me ujë nga një burim që doli në atë vend; ai do të vdiste nëse nuk do të ishte një qen që i përkiste një fisniku të pasur të quajtur Gothard dhe që i sillte atij bukë. Fisniku Gothard, pasi ndoqi zagarin e tij që i shpinte bukën Sh.Rrokut, u njoh me të dhe u bë ndihmësi i tij.

Me kthimin e tij fshehtazi në Montpelje ai u kap me padinë si spiun (me urdhër të xhaxhait të tij) dhe u fut në burg, ku ai lëngoi pesë vjet dhe vdiq me 16 gusht 1327, pa rrëfyer emrin e tij, me qëllim që të shmangte lavdinë botërore. Pas vdekjes së tij, sipas Legenda Aurea

"pas pak një engjëll solli në burg nga qielli një rrasë të shkruar hyjnisht me shkronja të arta, të cilën ai e vendosi nën kokën e Sh.Rrokut. Dhe në atë rrasë shkruhej se Perëndia i kishte dëgjuar lutjet e tij, që ai që thërret përvujtësisht Shën Rrokun, ai nuk do të sëmuret me ndonjë plagë murtaje."

Njerëzit e qytetit e njohën atë nga shenja e lindjes, me kryqin e kuq në gjoks. Ai u kanonizua shpejt, dhe u ndërtua një kishë e madhe për nder të tij.

Kulti i tij u përhap nëpër Spanjë, Francë, Belgjikë, Itali dhe Gjermani, kur ai u fut në radhët e katërmbëdhjetë ndihmuesve të shenjtë, dhe nderimi i tij u përhap në pragun e vdekjes së zezë. Relikat (eshtrat) e tij u dërguan fshehtazi në Venecia në vitin 1485, ku ato ende nderohen.

Vëllazëri të shumta janë themeluar për nder të tij. Ai paraqitet shpesh me veshjen e një shtegtari, me një plagë në kofshë, i shoqëruar nga një qen që mban bukë në gojën e tij.

Nga jeta e tij mund të mësojmë dhe marrim këto porosi dhe virtyte:

Feja e gjallë dhe vepruese, pasi që ai e shihte, njihte, shërbente dhe donte Jezu Krishtin në çdo njeri, sidomos në të sëmurë dhe të varfër. Kjo fe shpërblehej edhe me mrekulli që Shën Rroku nu kia lente vetvetes, por Zotit,

Liria nga pasuria, pasi që ai e kishte gjetur në Krishtin pasurinë e vetme dhe më të madhe, për këtë jetë dhe amshim.

Përvuajtëria, pasi ai fshihei dhe nuk paraqitei se kush ishte, duke pësuar burun pesë vjeçar, si spiun dhe armik i njerëzve të rrethit të vet.

Lufta kundër mortajes me urate dhe agjërim, jetë të shenjt, sidomosluta e vazhdueshme kundër mortajës së shpirtit, mëkatit dhe Djallit.

Qeni më i mirë se njerëzit, qortim për ne dhe për jetën tonë. Në sprova, sëmundje, vetmi, braktisje, i qetë dhe i qëndrueshëm, në burg i hareshëm, ndërsa në vdekje i sigurt për amshimin e lumtur.

Novosellë, gusht 2023 Don Lush GJERGJI

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat