Miliarderët nuk mund t’i shpëtojnë vdekjes

Religjion

Miliarderët nuk mund t’i shpëtojnë vdekjes

Nga: Rexhep Torte Më: 15 mars 2024 Në ora: 11:37
Autori Rexhep Torte

Njeriu me para mund të blejë dhe sigurojë shumë çka, por assesi jetëgjatësinë dhe datën e vdekjes. Njeriu është fatlum kurrë arrin lumturi personale pas lumturisë që ua ka ofruar të tjerëve.

Mark Zucerberg, Frank Vanderrsloot dhe Elon Musk, më të pasurit e botës, mendojnë se me ndërtimin e bunkerëve sekretë, mund t’i shpëtojnë vdekjes duke u strehuar në to dhe duke grumbullojnë armë, ushqime dhe flori.

Siç raportuan mediat botërore, përcjell në WEB faqen e “Bota sot” të datës 27 shkurt 2024, miliarderët po përgatiten për fundin e botës duke ndërtuar bunkerë sekretë.

Miliarderi Mark Zucerberg ka hartuar planet e ndërtimit të një bunkeri masiv në ishujt e Hawait. Siç thotë komentatorja e njohur Cristina Randal, më të pasurit e botës po përgatiten për “Profecinë biblike” duke e lënë pjesën tjetër të botës në mëshirën e fatit.

Miliarderi Sam Altman-themeluesi i Openal-krijues i progamit të inteligjencës artificiale ChatGPT, ka thënë se” një luftë bërthamore dhe një Virus fatal i krijuar në mënyrë sintetike mund ta sjellin një rrezik të tillë. Prandaj thotë se ruan një rrezik të ditës së kataklizëm, me ujë, ushqime, armë e mjekime. në një vend të sigurtë. Përpiqem që të mos mendoj shumë për këtë, por kam mbledhur armë, jod, bateriujë e maska gazi” në një copë toke ku mund të shkoj më avion”, thotë Altman.

Miliarderi Frank Vandersloot-më i pasuri në botë ka blerë një pronë “shpëtimi” ngjitur me atë të kreut të Facebook, për afro pesë milionë dollarë për arsye të ngjashme.

Miliarderi Elon Musk ka deklaruar se ”ka krijuar një “mbrojtje shumë të mirë” ndaj fundit të botës, teksa në një postim shfaqte imazhin e mjetit të tij Tesla Cibertruck, si mbrojtje ndaj raketave apo robotëve vrasës, si edhe se ai ka ndërtuar në Kansas, një bunker nëntokësor 15 katësh me tërë ato që ka për të mbijetuar e në rast të një lufte totale në sipërfaqe, vetëm dera e bunkerit peshon 50 ton, ndërsa brenda gjenden 14 njësi banimi që mund të presin deri 75 njerëz, kjo sipas rrjetit SUPERCARBI biondie”.

Informacionet e sipër theksuara e provokuan intuitën time prej gazetari dhe moshën time prej 78 vitesh edhe unë si edhe miliarda njerëz të ngjashëm si unë në mbarë globin, jemi duke jetuar dhe pritur vdekjen, që për mendimin timin është e pa shmangshme.

Fortifikatat e bunkerët e këtyre miliarderëve ma sollën ndërmend fundin e jetës së faraonëve të Egjiptit, të cilët piramidat i ndërtonin si vare për jetën e përtejme, sepse e kishin një mundësitë këtillë.

Unë mendoj se të shkosh ku të shkosh, të ndërtosh çka të ndërtosh mbi tokë, nën tokë dhe nën det, vdekjes nuk mund t’i shpëtosh.

Kjo për vetë faktin se bota ka vetëm në një Zot krijues, Zot të cilin e pranojnë edhe librat e shenjtë hyjnore Teurati, Ungjilli, të cilët I ka shpallur i njëjti Zot i Madhërishëm. P

Por kur ka vërejtur se besimtarët në këto libra udhëzues kanë bërë ndryshime, sipas asaj kjo më pëlqen e kjo s’më pëlqen, atëherë para 14 shekujsh Zoti e ka shpallur Kur’anin Famë-lartë, si udhëzim të fundit për mbarë njerëzimin në të cilin nuk mund të bësh asnjë ndryshim, dhe ku thuhet dhe argumentohet qartë se lindjen, jetën e vdekjen e njeriut e përcakton vetëm Zoti i Madhërishëm e askush tjetër.

Edhe luftën bërthamore edhe paraqitja e ndonjë Virusi të rrezikshëm vdekjeprurës njeriu njeriu mund t’i kryejë vetëm me urdhër të Zotit të Madhërishëm, ndaj vetëm ai mund ta urdhërojë fundin e botës dhe askush tjetër.

Kur’ani është udhezues, edukues, dhe lumturues dhe kushdo që e lexon, e kupton dhe e zbaton Kur’anin, pa marë parasysh cilit besim fetar i takon, qoftë mysliman, i krishterë, apo i ndonjë besimi tjetër, në këtë libër të shenjtë e gjen udhëzimin, edukimin dhe lumturinë shpirtërore për veten e tij, familjen e tij, për njerëzit që e rrethojnë dhe për njerëzimin në përgjithësi.

Kur’ani nuk bën dallim mes njerëzve sipas kobësisë, racës dhe ngjyrës, sipas Kur’anit të gjithë njerëzit konsiderohen të barabartë.

Allahu i Madhërishëm në mënyrë të përkryer, të qartë dhe bindëse, para 14 shekujve ia zbriti Kur’anin Profetit Muhamed, përmes engjëllit Xhebrail në kohëzgjëtje prej 23 vitesh.

Kornizat e përmbajtjes së Kur’anit Famëlartë janë të qarta, të pastra, strikte, stabile, të qëndrueshme dhe të padevijueshme, që nënkupton faktin se kush tenton ta ndalë ta ndryshojë apo ta devijojë këtë libë hyjnor, i mbetet mëkati ndëshkues.

Kur’ani është ëmbëlsisë për mbarë njerëzimin. Sipas Kur’anit mëkat i pafalshëm dhe i dënueshëm me zjarr në botën e përtejme është të përshkruarit shok Allahut të Madhërishëm.

Sipas Kur’anit mëkate konsiderohen të gjitha veprimet që ndikojnë negativisht në familje dhe në shoqëri, siç janë lënia e namazit, mosrespektimi i prindërve, vrasja e njeriut të pafajshëm, ngrënia e kamatës, ngrënia e mallit të jetimit, shpifja ndaj grave të ndershme, imoraliteti, dezertimi, ndërprerja e farefisnisë, falli, hajmalitë, bixhozi, alkooli, devijimi i gjykatësve nga evërteta, pasimi i epsheve, betimi i rrejshëm, humbja e shpresës nga Allahu, të bërit çrregullime në toke etj.

Namazi, muaji i shenjtë i Ramazanit, Zekati dhe Haxhi janë shtylla të Kur’anit. Zekati është kontribut financiar për ata që kanë mundësi e që këto para përdore për skamnorët dhe për udhëtarët që mbesin në rrugë.

Kur’ani fund e krye përmban këshilla bëmirëse, të cilat e. edukojnë njeriun që gjatë tërë jetës së tij të kryejë vetëm punë të mira, të dobishme për veten e tij dhe për njerëzit që e rrethojnë. Sipas Kur’anit jetëgjatësinë dhe datën e vdekjes e cakton vetëm Zoti i Madhërishëm. Njeriu pas vdekjes e len tërë pasurinë që e ka krijuar tërë jetës, dhe me vehte e mer vetëm lavdinë që e çon në xhehenet për punët e mira që ka bërë, ndërsa për punët e liga që I ka kryer e fiton Xhehnemin.

Ndaj jetëgjatësisë dhe vdekjes të gjithë njerëzit konsiderohen të barabartë, këtu nuk ka vend për supremaci, por vihen në peshore vetëm punët që çdo person i ka kryer gjatë jetës së tij, qofshin këto punë të mira dhe të dobishme për njerëzimin, apo punë të liga dhe të dëmshme për njerëzimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat