Sot është nisur një grup prej 215 besimtarëve islam drejt vendeve të shenjta për ta kryer Haxhin.
Njoftimi u bë nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Siç bën të ditur BIK-u, sot pritet të niset edhe grupi i dytë, derisa grupet e tjera pritet të udhëtojnë të hënën.
“Këtë vit nga Kosova drejt vendeve të shenjta do të udhëtojnë 1576 besimtarë”, theksohet në njoftim.
Sipas BIK-ut në mesin e atyre që shkojnë për ta kryer këtë obligim madhor është edhe një besimtar i moshës 13-vjeçare, i cili llogaritet si më i riu.