Akademi solemne për Ditëlindjen e Nënë Terezës

Religjion

Akademi solemne për Ditëlindjen e Nënë Terezës

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 13:36
Nënë Tereza

Ipeshkvia Prizren-Prishtinë në bashkëpunim me ITSHKSH organizon Akademi Solemne në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, ditën e hënë, më 26 gusht 2024, që sivjet përkon me 45-vjetorin e Çmimit Nobel për Paqe (1979).

Kjo akademi bën hapjen zyrtare të “Ditëve të Nënë Terezës 2024”, që do të zgjasin deri më 5 shtator 2024, në ditëfestën liturgjike të saj.

Akademia do të mbahet në Qendrën “BogdaniPolis”, në orën 19:00, që gjendet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Programi i Akademisë

Fjalë përshëndetëse të autoriteteve

Pikë muzikore

Marco Frisina, “Ti do të jesh profet”

Këndon: Kori i Katedrales Shën Nënë Tereza

Lectio Magistralis

Don Lush Gjergji, Disa kujtime, përjetime, dëshmi  dhe porosi nga Çmimi Nobel për Paqe (1979)

Pikë muzikore

Irena Prenrecaj (arr. Magdalena Sedaj) “Nënë Tereza”

Këndon: Kori i Katedrales Shën Nënë Tereza

Prezantim Libri

Don Lush Gjergji, “Porositë e Shën Nënë Terezës për ne” botim me rastin e 45-vjetorit të Çmimit Nobel për Paqe

Prezanton: Ndue Ukaj

Poezi dhe lutje

Shën Nënë Tereza “Mbi gëzimin”

Interpreton: Jehona D. Gashi

Pikë muzikore

Koncertnino op. 11-Huber

Intepretojnë: Aniset Cej, Art Krasniqi, Magdalena Sedaj

Koktej rasti në Agorà

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat