Rreth vdekjes dhe varrimit të Kryepeshkopit të KOSH-it, Janullatos

Religjion

Rreth vdekjes dhe varrimit të Kryepeshkopit të KOSH-it, Janullatos

Nga: Xhavit Kryeziu Më: 25 janar 2025 Në ora: 14:18
Xhavit Kryeziu

Gati sa nuk “u çuan peshë” krerët e shtetit Shqiptar me rastin e vdekjes së Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse të Shqipërisë (KOSH), grekut Anastas Janullatos. “Humbje të madhe” për KOSH-in dhe gjithë Shqipërinë, e quajti Bajram Begaj, president i Shqipërisë!

Edhe Kryeministri Rama, dhe të tjerë si ai vajtuan për ndarjen nga kjo botë të antishqiptarit Janullatos, i cili e udhëhoqi KOSH-in nga viti 1992, respektivisht për 32 vite me radhë!

Pse në krye të KOSH-it nuk u vendos ndonjë peshkop shqiptar, nga të shumtët që kishte dhe ka Shqipëria, por një grek i Greqisë armike, e cila edhe sot mban të pashfuqizuar ligjin e luftës me Shqipërinë?!

Thënë të vërtetën, kryepopi Janullatos nuk ka ardhur krye në veti në Shqipëri. Atë e kanë sjellë dhe e kanë mbajtur në krye të KOSH-it Ramiz Alia, Sali Berisha, Ylli Popa, Muhamet Kapllani, At Artur Lioni dhe ndonjë tjetër si ata!

Kur është kështu, atëherë “ngushëllime” krerëve të Shqipërisë “greke” për ngordhjen e popit të tyre, Janullatos, ndërsa urime popullit vëlla të Shqipërisë për theqafjen nga kreu i KOSH-it i antishqiptarit, tashmë të ngordhur, dhe inkurajim për ta që tashmë të zgjedhin një peshkop shqiptar në krye të Kishës Autoqefale të Shqipërisë!

Sa i përket vendit të varrimit të tij, populli shqiptar nuk do të duhet të lejojë që ai të prehet në asetet e Kishës Ortodokse Shqiptare, të themeluar nga i madhi dhe i pavdekshmi, Fan S. Noli. Nëse krerët shqiptarë të Shqipërisë vërtet duan dhe insistojnë që Janullatosin ta varrosin në tokën shqiptare, atëherë që të gjithë le ta bëjnë këtë duke varrosur në oborret e shtëpive të tyre nga një pjesë të jashtëqitjes së tij, pasi vetëm kështu ata do ta shuanin dashurinë dhe mallin për të!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat