Nderim madhështor për Kryepeshkopin - Po 5 Kryepeshkopët e tjerë të viteve 1922-1967?

Religjion

Nderim madhështor për Kryepeshkopin - Po 5 Kryepeshkopët e tjerë të viteve 1922-1967?

Nga: Prof. Pirro Prifti Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 13:45
Prof. Pirro Prifti

Nderimi madhështor që i u ofrua Kryepshkopit të ndjerë Anastas nga KOASH, Kryeministri shqiptar, Kryeministri grek Micotaqis dhe pesë ministrat e tij, dhe sidomos nga komuniteti i shkëlqyer orthodox i Tiranës dhe nga gjithë Shqipëria, la një përshtypje të thelle jo vetëm brënda vendit po ashtu edhe jashtë vëndit e në diasporë. Pavarësisht ndonjë parregullsie se si kryetari i Opozitës zuri vend në krah të djathëtë të Kryeministrit grek pasi u largua pa dëshirrë njëri nga ministrat grekë, ceremonia funebre shkoi shumë mirë .

Nderimi që i u bë Kryepshkopit të nderuar të ndjerë Anastas ishte në përpjestim të drejtë me veprën e tij kishëtare 32 vjeçare ku ai e nxori dhe e rindërtoi Kishën Orthodose nga e para për shkak të shkatërrimit masiv që i u bë kishave dhe manastireve të komunitetit orthodox nga Diktatura komuniste disa nga pjestarët e saj ishin edh në ceremony apo e shikonin me keqardhje sesi rrënimi që i shkaktuan ata me urdhër të diktaturës ishte kthyer në një rringjallje madhështore të kishave dhe të komunitetit orthodox i cili numëron më shumë se 15% të popullatës pavarësisht Censusit të vitit 2024 që shkroi se besimtarët orthodoksë janë 6.5%.

Është për tu habitur se si Kryeministri i vëndit, pavarësisht fjalëve të bukura dhe që bënë përshtypje në publik për Kryepeshkopin e ndjerë bëri një lëshim ndaj qeverisë greke për të bërë vetëdeklarimin e etnisë greke në Shqipëri në një kohë që qeveria greke nuk ka bërë asnjë lëshim ndaj qeverisë dhe shtetit shqiptar qoftë nënjë lëshim reciprok për vetëdeklarimin e etnisë shqiptaro-arvanitase në Greqi, qoftë në Heqjen e Ligjit të Luftëss i cili qëndron aktiv në ligjet greke që prej 84 vitesh.

Shumëkush do të thotë përse në këtë shkrim përzihet dhe ngatërrohet religjioni me politikën në një moment të tillë funebër. Ja që ndodh sa herë që politika greke përfshihet në çdo problem shqiptar sa herë që pretendohet se ka diçka greke në listë. Mbivendosja e qëndrimeve politike ndaj atyre religjioze është e vjetër që nga momenti që Shqipëria u shpall e pavarur në 1912 e deri më sot e kësaj ditë kur marëdhëniet shqiptaro-greke janë përmirësuar mjaft, megjithe se Ligji i Luftës nuk hiqet nga Greqia, ndërhyrjet e politikës greke janë që nga pretendimet territoriale, tek përpjekjet për të mos lejuar Autoqefalinë, tek lufta e vitit 1949, tek varrezat greke, tek pretendimi se himariotet dhe Himara është greke, tek rasti i dëshirës për të vendosur kufij detarë përtej atyre ligjorë, tek rasti Bejleri (alias Qënaj), dhe më në fund tek nderimi i fundit për një personalitet religjioz grek të respektuar për punën e tij madhështore në Shqipëri, duke e vendosur trupin e tij në një `cript` poshtë katedrales `Ngjallja e Krishtit` si një dëshmi që vepra e tij të ketë në brëndësi të saj edhe trupin e tij, ku besimtarët të vijnë të nderojnë dhe përkujtojnë Kryepeshkopin e ndjerë Anastas në datat e caktuara duke u bërë kështu një vënd pelegrinazhi jo vetëm për besimtarët shqiptarë dhe ata që do të vendosin me vet-deklarim etninë greke, por edhe për besimtarët dhe politikanët grekë.

Shkrimi që nisa ka të bëjë me një pyetje vendimtare e cila po gërryen besimtarët Orthodoksë shqiptarë: A nuk do të ishte më mirë që pesë Korifejtë e themelimit të Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare (jo të Shqipërisë) të vendoseshin në formë Memoriali, në të njëjtin vënd që është vendosur edhe Kryepeshkopi Anastas, mu aty tek `kripti` nën Katedralen `Ngjallja e Krishtit`?

Do të dilte pyetja tjetër po aq argumentuese që mund ta shprehnin sfidonjësit e kishës orthodokse shqiptare dhe: po përse të vendosen këta 5 korifenj të Kishës Autoqefale Orthodokse të Shqipërisë, ata nuk mund të krahasohen me Kryepshkopin Anastas për nga vepra.

Dikush do të pyeste po kush janë këta pesë Peshkopë që drejtuan Kishën Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë? Ata janë Fan Noli i Madh i cili e bëri Kishën Shqiptare madje dhe vetë Krishtin të flasë dhe të kuptojë lutjet dhe meshat në gjuhën e lashtë shqipe.

I pari nga të gjithë që i përket edhe nderimi dhe respekti më i madh është Fan Noli që bëri kishën e parë shqip në SHBA në 1912-1914, dhe pasta erdhi dhe predikoi për herë të parë në shqip në Kishën e Shën Spiridonit në Durres (sot nuk egziston kjo kishe), që përktheu në shqip liturgjitë e para kishëtare orthodokse, që kundërshtoi i pari presionin e klerikëve grekë dhe të grekafonëve të atëhershëm kudo në Shqipëri, dhe që mbetet udhëheqësi shpirtëror dhe real i krijimit të Autoqefalisë Shqiptare si dhe drejtuesi real me qëndrime intermitente në Shqipëri për shkak edhe të angazhimit për të ruajtur kufijtë e Shqipërisë dhe pranimit në Lidhjen e Kombeve me të drejta të plota të Shqipërisë. Mbetet Drejtuesi shpirtëror i Kishës Autoqefale nga vietet 1922-1929. Mbetet për Shqipërinë dhe Autoqefalinë e Shqipërisë i pari dhe i fundit Korifej i Kishës dhe i njohjes së Shqipërisë në botë, njeiu i vetëm që e pranoni dhe popullata tjetër jo orthodokse shqiptare.

Kryepeshkopi i dytë që ruajti dhe luftoi për njohjen e Autoqefalisë mbetet Visarion Xhuvani i cili e drejtoi Kishën Autoqefale 1929-1937. U prehtë në Paqe.

Kryepshkopi i Tretë mbetet Kristofor Kissi 1937-1948 i cili ruajti dhe luftoi për njohjen e Autoqefalisë mbetet dhe drejtoi Kishën Autoqefale, duke sjellë dhe `Tomos` e pranimit zyrtar tsi Kishë Autoqefale nga Stambolli e cila mbetet qëndra e Krishterë Orthodokse botërore.

Kryepeshkopi i katërt ishte At Paisi Vodica i cili drejtoi Kishën Orhtodokse Autoqefale nga vitet 1949-1966. Këtij i takon krijimi i Sinodit të parë të Shenjtë të përbërë nga Paisi Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit, dhe gjithë Shqipërisë, Kiril Naslazi Mitropolit i Beratit, Fillothe Duni Mitropolit i Korçës, Damian Kokoneshi Mitropolit i Gjirokastrës, dhe Peshkop Sofron Borova.

Kryepeshkopi i fundit mbetet Damian Kokoneshi nga viti 1966 deri prill 1967 sepse u arrestua në zyrën e tij pas urdhërit për prishjen e Kishave orthodokse nga Diktatura komuniste në shkurt të 1967 praj u vendos i pari shtet dhe i fundit ateist në botë.

Të pestë këta Martirë të vërtetë të Kishës Orthodoksë Autoqefale shqiptare meritojnë po aq sa dhe Kryepeshkopi Anastas një vënd në `kript`-in poshtë Katedrales Orthodokse `Ngjallja e Krishtit` duke realizuar një Memorial për të gjithë Peshkopët që drejtuan Autoqefalinë në Shqipëri.

Pranimi i një Memoriali të tillë do të hiqte nga mëndja e shumë njerëzve se varri i Kryepeshkopit të nderuar Anastas nuk do të jetë një nga ato `gozhdat` që vendos politika greke herë pas here në Shqipëri- për të varur xhaketat e sherrit me Shqipërinë duke kujtuar pretendimet e tyre, por edhe për të thënë që kishat e ndërtuara janë për shkak se politika greke i realizoi. Shpreosjmë se Sinodi i ardhëshëm i Koash do të caktojë së pari një shqiptar si Kryepeshkop, sipas porosisë së Kryepeshkopit të ndjerë Anastas, së dyti të marrë një vendim për të katër kryepeshkopët shqiptarë nga viti 1922-1967 që të rivarrosen në `cript`-in poshtë Katedrales, sepse Autoqefalia nuk filloi nga viti 1992 por nga viti 1922 me frymëzimin e të madhit Fan Noli. Sa për Fan Nolin, ai e ka varrin në Boston Massachuset SHBA.

Së fundmi Sinodi i ardhshëm duhet të marrë një vendim për kërkesat e kanëtarëve të komunitetit Orthodoks shqiptar për Statusin e KOASH, Promemorien e intelektualëve Orthodoksë, etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat