Jetë e gdhendur në vepra

Reportazhe

Jetë e gdhendur në vepra

Nga: Vlash Prendi Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 10:31
Vlash Prendi

Dimri, këto ditë janari, qe i acartë dhe dëbora në qytetet tona veriore ra papushim. Edhe Rrafshi i Dukagjinit, ku do të shkonim për një takim përkujtimor, ishte zbardhur. Makina jonë shkiste mbi asfaltin e ngrirë të Rrugës së Kombit drejt Kosovës kreshnike, ndërsa biseda jonë për jetën dhe veprën e shkrimtarit Hasan Hasani – Pёrkola, i cili u nda nga jeta në fillim të dhjetorit të vitit që sapo mbylli siparin,sa vinte dhe intensifikohej. Jemi një grup krijuesish dhe miq të shkrimtari të njohur, legjendës së letërsisë shqipe që, për të nderuar jetën dhe veprën e tij, udhëtojmë drejt kryeqytetit dardan, Prishtinë. Nё grupin e krijuesve dhe intelektualёve, bёjnё pjesёKryetari i Akademisësё Letrave dhe Arteve “Mirdita”, piktori Pjetër Marku, studiuesi dhe poeti Llesh Ndoj, kryeredaktori i revistës “Mirdita”, Aleksandër Ndoja, studiuesi Mark Gjergji, av. Simon Vorfi dhe mjeku i nderuar Mark Nufi, bashkëfshatar i origjinës së poetit. Ndërsa djaloshi simpatik Eriol Ndoj që sot është në rolin e shoferit, tërheq vëmendjen me heshtjen e tij, me seriozitetin dhe me vemendjen, aq sa kur ne ngrinim tonet shpesh në diskutime për letërsinë, mjaftonte një shikim serioz i tij, qe ne të ulnim zërin.

Kafen e mëngjesit e pimë në Kukësin e zbardhur nga dëbora.Qyteti, ndoshta flintë nën sundimin e temperaturave të ulta, sepse nëpër trotuare kishte pak lëvizje. Qazim Velia, gazetari i njohur i Radio Kukësit, na pret me përzemërsi. U entuziazmua miku ynёi vjetër, kur studiuesi Llesh Ndoj i dhuron disa libra, mes të cilëve edhe monografinë, kushtuar prof. Hasan Hasanit – Përkola, që për koncidencë, pikërisht atë ditë kishte 74 vjetorin e lindjes. Qazim Velia ka kohë që drejton një emision për fëmijë të titulluar “Bota fëminore” në Radio - Kukësi.Më flet gazetari për kënaqësitë që i jep emisioni qëai drejton, vështirësitë në realizimin e emisioneve të tilla, sidomos sot, në kushtet e sundimit tёekonomisë së tregut. Kërkoj të takoj mikun tim tё kahershëm, studiuesin e njohur Petrit Palushi, por koha e kufizuar e qëndrimit në Kukës, nuk ma mundësoi nja takim të tillë.

Pasi kalojmë në doganën e Morinit, udhëtojmë drejt Rrafshit të Dukagjinit. Tani bisedat dhe diskutimet me Lleshin dhe Mark Gjergjin zhvendosen në luftën heroike të popullit kosovar kundër pushtuesve shovinistëserb. Fatmirësisht, plagët e luftës nëKosovë janë drejt shërimit, por kujtimet e hidhura, dhuna, humbjet e jetëve njerёzore mbeten nё kujtesёn e popullit e nё veprat e krijuesve kosovarё pёr tё mos u harruar kurrё.Nuk mund të harrohet lufta e kёtij populli martir për të drejtat e tij, për liri dhe pavarësi.

Image

Nëhyrje të Prishtinësbashkohemi mePjetër Markun, kryetari i Akademisësё Letrave dhe Artit “Mirdita”, Aleksandër Ndojen, gazetar i njohur dhe kryeredaktor i revistёs “Mirdita”, Mark Nufin,mjek i njohur dhe Av. Simon Vorfin. Pjetri na bën me dije se Akademia e Artit dhe Letrave “Mirdita”, ka vendosur ta nderojë prof. Hasan Hasanin – Përkola me titullin e nderit “Krenaria e Mirditës”. Është një vlerësim më se i merituar,- shton Aleksandri, - për këtë shkrimtar ndër mёtë rrallët në Shqipëri me plot 74 vepra të botuara nё gjini tё ndryshme. Ndërkohë tek grupi ynë afrohet një djalosh i shkathët dhe me plot mirënjohje dhe respekt, takon grupin e intelektualëve të ardhur nga Shqipëria. Është Blerim Hasani, djali i të madhit Hasan Hasani që u nda nga jeta në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.Bashkë me Blerimin jemi nisur drejt kryeqendrës së shtetit Dardan, Prishtinës.Diku lart, në Kodrën e Diellit, ndodhet një shtëpi e vogёl, dritat e së cilës nuk fikeshin as në orët e vona të natës, sepse aty jetonte një nga korifejtë e letërsisë shqipe prof. Hasan Hasani – Përkola.Aty jetoi shumë vitë poeti, aty shkroi shumë vepra, por tani heshtja e ka kapluar dhomën e tij, bibliotekën e tij të pasur. Në shtëpinë e tij të thjeshtë dhe bujare na pret nënë Rukija, e cila me shumё emocion dhe lot ndër sy na falenderon për vizitën, na flet për kujtimet e bukura, për jetën plot vështirësi në të kaluarën, pёr kёnaqёsinё qe ndjente kur bashkёshorti i saj botonte ndonjё libёr, pёr…Bashkë me të edhe Butrint Hasani, djali i dytë i prof. Hasan Hasanit, por edhe Mimoza, vajza e profesorit, që shërben në spitalin e Prishtinës. Është edhe Mali i vogël 7 vjecar, nipii prof. Hasanit, për të cilin poetii njohur, pati shkruar në periudhën e vështirë të pandemisë librin me shumë vlera “Monolog me Malin”.

Mali 7-vjecar, e kujton me nostalgji gjyshin, madje të thotë se gjyshi i tij shkrimtar ka shkruar shumë libra, ku ndër të tjera, atij i pëlqejnë “Mirditë dhe mirditorë” dhe mbi të gjitha “Monolog me Malin”, por sot djaloshi nuk ёshtё nё gjendje ta koptojё punёn titanike qe ka bёrё gjyshi, pёr tё perjetёsuar nipin e tij tё dashur.Kur bisedon për gjyshin, Malit të vogël i shëndrisin sytë, madje i lotojnë. –E ka dashur shumë, -na thotë Blerimi me zë të mekur. Ndërsa Llesh Ndoi tregonte kujtimet dhe emocionet që kishte përjetuar nga bisedat dhe takimet me prof. Hasanin, unë kundroj Mimozën e cila shprehte dhimbje dhe herë pas here lotonte.Është vajza e vogёl e profesorit që u kujdes shumë për të jatin, por mjerisht nuk ia doli. Na ngushëllonte Mali në ato ҫaste, pasi na dhuronte buzëqeshje dhe kalonte herë tek njëri e herë tek tjetri duke shkrepur aparatin fotgrafik, me plisin e bardhë mbi kokë, dhuruar nga gjyshi, krenar si domgjonas i shtëpisë së Përkolajve. Madje edhe kur e pyet, e pohon me krenari.

Image

Vizitojmë plot kureshtje dhe mallë bibliotekën e pasur të prof. Hasanit. Ambient i përshtatshëm rrethuar me rafte plot me libra dhe revista. Na thanë se këtu është vetëm një pjesë e pasurisë së tij letrare.Ky ambient ishte jeta e tij. Aty punonte, shkruante, lexonte shlodhej… Librat e llojeve dhe gjinive të ndryshme, të stivosura radhë-radhë, plot kujdes dhe shije, nga dora e vetë profesorit. Shkëlqen mes librave, vepra në 15 vëllime e prof. Hasanit, ku përmblidhen rreth 73 libra të botuar. Afër dritares qëndronte e heshtur tavolina e tij e punës, kompjuteri, letra, blloqe shënimesh, vepra të papërfunduara, që presin një dorë t’i vazhdojëdhe tё kujdeset pёr ta, por…dhe pena e tij e artë qëshkroi aq shumё, qëi dha lexuesit aq vepra por qëtashmë ka heshtur përgjithmonë. Ja, kështu ikin korifejtë, pa zhurmë, pa bujë, gjithmonë në heshtje, por jehona e jetёs dhe e veprave tё tij do tё buҫasё gjithmonё. Ai do të mbetet përgjithmonë nëmendjet dhe zemrat tona, - shtoi Lleshi.

Në shtëpinë botuese “Faik Konica” na pret shkrimtari i njohur kosovar Nazmi Rrahmani, auror i njohur i mjaft veprave letrare, krijimtaria e tё cilit shtrihet nё njё hark kohorё, mё shumё se gjysёmshekullorё i shoqëruar nga shkrimtari Jonuz Fetahaj. Nazmiu, shok i ngushtë i prof. Hasanit, flet gjithë emocion për jetёn dhe veprën e tij. –Shumicën e veprave i kemi përgatitur në shtëpinë tonë botuese, -na thotë shkrimtari, madje na tregon se ka qenë edhe redaktor në shumicën e tyre. E njihja të mirënjohurin Nazmi Rrahmani si autor romaneve të tij “Malsorja”, “Tokë e përgjakur” dhe “Fëmijët e lumit tim”. Takimi me të më entuziazmoi, folëm për letërsinë, projektet në krijimtari dhe planet e shtëpisë së tij botuese pёr tё ardhmen.Nё fjalёn e tij, shkrimtari Jonuz Fetahaj, u perqendrua nё marrdhёniet shoqёrore, miqёsore dhe profesionale qe ka pasur me shkrimtarin Hasani. Ai na tha se ishin katёr shokё qe pinin kafe ҫdo mёngjes nё tё njёjtin lokal, nё tё njёjtёn tavolinё, Hasan Hasani, Tefё Topalli, Nazmi Rrahmani dhe Jonuz Fatahaj, por tani kjo traditё nuk mund tё vazhdojё mё, sepse na mungon lideri, ai që na mёsonte dhe orientonte tё gjithёve. Tani, edhe kur takohemi ne tё tre, kujtojmё jetёn, veprat dhe shakatё e tij dhe malli na kaplon.

Akademia e letrave dhe e artit Mirdita, nderoi të madhin Hasan Hasani, pas vdekjes, me titullin e lartё“KRENARIA E MIRDITËS”, ku kryetari i saj Z. Pjetër Marku, pasi foli për jetën, veprimtarinё letrare dhe patriotike, si dhe meritat e shkrimtarit, ia delegoi dorëzimin e titullit tё nderit sekretarit të akademisë Z. Aleksandër Ndoja, i cili pasi bëri një panoramë të shkurtër të mbresave nga takimet me shkrimtarin, ia dorëzoi titullin djalit të autorit z. Blerim Hasani, që përmes emocionesh falenderoi Akademinë dhe pjesmarrёsit nё kёtё aktivitet modest për vlerësimin.

Nuk mund tё largohemi nga qyteti i Prishtinёs, pa vizituar shtypshkronjën “Lena Graphic”, pasi një pjesë e konsiderueshme e librave të prof. Hasan Hasanit – Pёrkola janë shtypur nëkëtёndёrmarrje botuese me pronar Z. Hajdar Fejzullahu, i cili na foli për vlerat universale të veprës së pavdekshme të shkrimtarit Hasan Hasani. –Ishtë një nder i veҫantë për ne, -tha ai, -të botonim disa vepra të prof.Hasanit. Ndjeheshim krenar kur nxirrnim nga shtypi, apo prezantonim vepra të shkruara nga dora e tij e artё. Janë një numër i konsiderueshëm veprash të shtypura në shtypshkronjën tonë dhe padyshim, vepra e tij na hapi rrugën për të botuar edhe libra të shumtë.Në mjediset e “Lena Graphic”, u improvizua në kushte pandemie prezantimi i librit monografik “Hajkobilla – gjelbёrishtё”, shkruar nga shkrimtari i njohur Murat Ajvazi.Pёr vlerat e librit foli poeti i njohur Dan Ibrahimi, pastaj përshëndetёn z. Pjetër Marku dhe studiuesi Llesh Ndoj. Ndërsa poetes Drita Kosumi dhe shkrimtarit Raif Gashi, iu dhurua në shenjëreapekti dhe mirënjohje revista “Mirdita”. Shkrimtari Raif Gashi na falenderoi përzemërsisht për praninë tonë në ambientet e shtypshkronjës Lena Graphic duke na dhuruar edhe librin e tij më të fundit me kritika, opinione dhe rrёfime “Krejt mbrapsht”, përmes të cilave pasqyron pikpamjet e tij, për levizjet politike dhe gjendjen aktuale në Kosovë. Kryetari i Akademisë sëArtit, Shkencës dhe Letrave“Mirdita”, i falenderoi vëllezërit kosovarë për mikpritjen dhe bëri ftesë për bashkëpunim në fusha të ndryshme krijuese artistike nё tё ardhmen.

… Me pikëllim dhe dhimbje në zemër, udhëtojmë drejt Jabllanicës së Dushkajёs, ku pushon shkrimtari i paharruar Hasan Hasani – Pёrkola, i cili e deshi aq shumё vendlindjen e tij dhe shkroi aq shumё pёr te. Bora vazhdon të zbardhë kodrat pёrreth qytetit tёKlinës, por edhe emocionet tona sa vijnë e shtohen. Blerimi së bashku me Ardian Gjonbalajn, na prijnë drejt vendit ku tashmë prehen përgjithmonë eshtrat e njërit prej korifejve të letërsisë shqipe, të madhit Hasan Hasani – Përkola, zemra e të cilit pushoi së rrahuri me 01.12.2020, në spitalin e Prishtinës. Në Klinëna pret intelektuali i shquar dhe presidenti i shtëpisë botuese “HYERONYMUS”, z. Dodë Ndrecaj, i cili ka dhёnё njё kontribut tё shquar pёr prezantimin dhe pёrhapjen e kulturёs dhe letersisё shqiptare.Mjafton tё pёrmendim se nga shtёpia e tij botueses janё promovuar kohёt e fundit libra studimorё tё shkruar nga studiuesit e njohur Nikollё Loka dhe Pjeter Nikolla.Pas një bisede të shkurtër me të vazhdojmë rrugën drejt fshatit të lindjes të shkrimtarit. Në hyrje të fshatit kanë dalë tëna presin pjesëtarë të fisit të Përkolajve, miq dhe shokë të prof Hasanit. Na takojnë me plot nderim dhe respekt, na flasin fjalët më të mira për shkrimtarin. Malli dhe dhimbja shquhej qartë në fytyrat e tyre, por edhe krenaria është e ligjshme.Burri fisnik Avdyl Ramaj, na thotë se ishte pikërisht baca Hasan, shkrimtari ynë i paharruar që bëri tëkujtohej përjetë Jabllanica dhe Dushkaja. Blerimi na tregon se vendin për varrin e kishte lënë amanet. - Dua të më varrosin tek lisi i moҫëm, në fshatin tim të lindjes në Jabllanicë të Dushkajёs, -kishtë lënë porosi poeti, pak para se të ndërronte jetë. Studiuesi Llesh Ndoi, autori i mografisë “Dushkaja emër – Mirdita mbiemër”, kushtuar prof. Hasanit, i njohu të pranishmit me jetën dhe aktivitetin letrar të tij dhe me emocionet që ka përjetuar gjatë takimeve dhe bisedave me të. –Vinte shpesh tek shtëpia ime, -më thotë Bajram Ramaj, -ndoshta edhe pse ishim shtëpi e madhe, me rreth 35 anëtarë. E ndjente veten, si në shtëpinë e tij.Kërkonte të dintë për jetën, vështirësitë, punën, zakonet, traditat etj, disa prej të cilave i pati pasqyruar edhe në veprat e tij.Blerimi krenohet me figurёn dhe veprёn e tё atit, por e ka njё merak. - Kohёt e fundit u bё njё takim i shkrimtarёve dhe artistёve tё Kosovёs, - na thotё ai, - por emri i babës tim nuk u pёrmend fare, edhe se ai pati ndёrruar jetё. Nё fakt duket e gjitha kjo është një, po koha do tё tregojё vlerat intelektuale dhe krijuese tё prof. Hasan Hasani – Pёrkola.Ai e bëri punën e vet. Më tej barra na takon ne të gjallëve ta shpalosim këtë vepër të madhe e shumëplanëshe.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat