Fotoreportazh nga Maldievet parajsë në tokë në Oqeanin e Indisë

Reportazhe

Fotoreportazh nga Maldievet parajsë në tokë në Oqeanin e Indisë

Nga: Luan Asllan Dibrani Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 01:14
Pamje e disa ishujve në Maledive që është shumë vështirë të gjenden edhe në hartë!

Maldivet ishin në listën time për disa vite,por as që e imagjinoja se mund të shkoja atje në këtë kohë . Ishte një destinacion luksoz dhe muaj mjalti që, mendoja, do të ishte gjithmonë i paarritshëm edhe me rastin e situates së Covidit -19.Në mendjen time, vende të tilla ekzotike ishin të rezervuara për njerzit e famshëm dhe turistët shumë të pasur edhe duke e konsideruar si një ishull në vete e jo aq sa posedon...

Të gjithë kanë dëgjuar për këtë vendpushim mahnitës, një pikë gjigantëve të pushimeve në plazh, dhe ndoshta kanë parë foto nga plazhet dhe hotelet më të mira. Maldivet janë 12 ore fluturim nga Frankfurti – Gjermani.Ky shtet ishush është i vendosur në Azinë Jugore në mes të Oqeanit Indian në ekuator.

Pushimet behen zakonisht në hotele dhe për të zgjedhur hotelin më të mirë, vlen të kuptohet se ku ndodhen Maldivet? Ku ndodhet kryeqyteti Male dhe aeroporti ndërkombëtar dhe ku duhet të shkoni për të pushuar. Shpresoj se tashmë ju kam bindur për rëndësinë e të kuptuarit të pozitës gjeografike të Maldiveve? Atëherë le të theksojmë se gjeografia e Maldiveve është aq interesante sa që kur filloni ta eksploroni atë, menjëherë e kuptoni pse "humbja" e përhapur e Maldiveve nuk është e rastësishme. Ato janë aq të vogla saqë janë vërtet të padukshme në hartën gjeografike. Dhe shumë njerëz shpesh nuk e dinë se çfarë janë Maldivet. Disa prej tyre mendojnë seriozisht se ky nuk është një vend i tërë, por një ishull i vogël me plazhe dhe hotele të mrekullueshme.Por jo nuk eshte ashtu!?

Image

Do e përshkruaj,sadopak këtë vend të Malediveve, aq sa munda ta përjetoj dhe lexoj, e aq sa pata kontakte informative nga zyrtar dhe qytetarë të këtij vendi.Hulumtova, por nuk pash asnjë fotoreportazh apo udhëpërshkrim në gjuhën shqipe nga kjo pjesë e botës turistike!.

Aty këtu ka ndonje reklame,apo ndonje foto nga disa pseudokëngetare apo moderatore shqiptare qe në krah kanë ndonje dashnor apo biznismen me xhepa të majëm!!!

Vazhdojmë ti kthehemi artikullit në përshkrim dhe informim.

Maledivet janë si destinacion i pushimeve nga e gjithe bota,me bukuri të rralla ,por edhe me kosto shumë të lartë. Maledivet janë një parajsë në tokë. Një sërë ishujsh koralorë me ngjyrën bojëqielli të detit,temperaturat e larta përjetësisht dhe reshjet e pakta.Maledivet janë bërë sinonim i kujtdo që kërkon pushime në plazh në çdo kohë të vitit. Është verë e përjetshme këtu. Maldivet janë bërë disi sinonim i të shkuarit në muajt e mjaltit i shtrir në Oqeani Indian.

Image

Oqeani indian fsheh shumë gurë të çmuar, por ai që ka rënë gjithmonë në sy janë Maldivet. Në Maledive gjinden 1997 ishuj, nga të cilët rreth 200 janë të banuar. Shumica e ishujve në Maldive janë me origjinë vullkanike dhe janë formuar pikërisht nga fundosja e vullkaneve, të krijuara si pasojë e rritjes së aktivitetit vullkanik në këtë pjesë të botës. Ata janë vendi më i ulët në botë, me një lartësi mesatare prej 1.5 metra. Maldivet janë një nga shtetet sovrane më të shpërndara gjeografikisht në botë, si dhe shteti më i vogël aziatik nga sipërfaqja tokësore. Ka reth 557,751 banorë, vendi i dytë më pak i populluar në Azi. Male është kryeqyteti dhe qyteti më i populluar, i quajtur tradicionalisht "Ishulli i Mbretit" ku dinastitë e lashta mbretërore sundonin vendndodhjen e tij qendrore.

Udhëpërshkrimi i udhetimit, gjë qe do t’u hyej në punë shumë lexuesve qe e kanë ndermend t’ja mësyejnë këtyre bukurive turistike dhe hyrja në Maldive.

Turizmi dhe hyrja në Maldive është e mundur për turistët me një konfirmim rezervimi në një vendpushim për gjithë kohëzgjatjen e qëndrimit ketu, nga e cila për neve ishte suprizë dhe dhuratë me pushime në Maledive nga djali i ynë Meriton Dibrani .

Surprizat janë përjetimi i situatave, dhe ndjenjave të paparashikuara nga njeherë si të pa pritura dhe këto supriza dhe dhurata të kësaj natyre janë shumë të mira dhe emocionuese të gëzuara dhe shumë me vlera. Edhe ne morrëm në këtë Nëntor të 2021, bashk me shoqen tim Igballen një dhuratë të veqante nga Meritoni,me çka e pritëm me shumë gëzime,një pushim dy javorësh në Maledive . Udhëpërshkrimi i referohet udhetimit tonë, gjë qe do t’u hyej në punë shumë lexuesve qe e kanë ndrmend t’ja mësyejnë këtyre bukurive turistike.

Image

Destinacioni i ynë i pushimeve është një ishull i vogël Medhufushi Island Resort.

Aeroporti Male (Aeroporti Ndërkombëtar Velana) është aeroporti kryesor ndërkombëtar në Maldive, nga e cila ne udhetuam nga Frankfurti drejt në Duha -Hamad në shtetin Katar, (Qatar)nga i cili për një kohë të shkurter vazhduam udhetimin për Aeroporti Male (Aeroporti Ndërkombëtar,i Malediveve.

Aeroporti ndodhet në ishullin Hulule, disa kilometra larg kryeqytetit, Male. Terminalet për hidroavionët e vegjel për destinacione e ishujve janë në lindje të ishullit. Tragetet qarkullojnë midis Male dhe aeroportit çdo 10 minuta. Taksitë dhe qiratë private funksionojnë 24.h.

Procedura e imigrimit në aeroport është mjaft e thjeshtë. Ne turistët muarem një vizë pas mbërritjes, e cila është e vlefshme për 30 ditë. Për një zgjatje duhet të kontaktohen zyrëtarët e imigracionit në Male. Rregulloret ndalojnë importimin e materialeve pornografike, drogave, armëve të zjarrit dhe alkoolit.Po ashtu edhe testi i covidit 19 ishte i doemosdoreshem. Destinacioni i yn i pushimeve është Medhufushi Island Resort, ku Meritoni e kishte përzgjedh për ne prindërit.

Nuk kaloi shumë dhe arritëm të niseshim për në destinacionin tonë - Medhufushi Island Resort. Udhëtimi 45 minuta me avion detar, i pari për ne. ishte paksa turbullues, por pamja e atoleve të shumta të vogla koralesh nga ajri ishte magjepsëse.Medhufushi Island Resort është me të vërtetë një parajsë tropikale - një nga ata ishuj të vegjël të përsosur .U emocionuam kur zbuluam dhe arritem , në një vend kaq të bukur dhe relaksues. Prenotimi qe kishte bërë Meritoni përmes agjensionit turistik ,ishte një vilë mbi ujë, i vendosur mbi shtylla që daljen e ka përmes shkallëve direkt në det.

Medhufushi Island Resort është një vendpushim i rrethuar me plazhe me rërë të bardhë dhe një lagunë bruz në Memu Atoll.

Gjithashtu shtëpia e Qendrës së zhytjes Werner Lau, duke e bërë atë vendin e përsosur për vizitorët që kërkojnë të shijojnë bukurinë nënujore të Maldiveve. Ishulli Medhufushi, ka gjithsej 122 vila, 66 të dizajnuara për t'u përzier me atmosferën e ishullit, me tarasa hyrje dhe me shtretërit e vet secili pran plazhit. Po ashtu kompleksi i 46 vilave jane të vendosura mbi ujërat e kores së lagunës në mesin e tyre edhe vila e jonë qe kostoja është shumë ma e lartë se ato që gjenden në siperfaqen e tokës pak metra më tej . Punonjesi i cila na i dha çelsin e vilës, nxitoi të na informojë se na kishte dhënë vilën në krahun e perëndimit të diellit, që ishin më të mira se vilat nga lindja . Dita e parë që kaluam në ishull ishte relativisht e thatë, me ciklon që dukej se kishte marrë një ndërprerje. Ne e kaluam pjesën më të madhe të ditës duke eksploruar plazhin me rërë, duke u njohur me strukturën e resortit dhe duke shijuar bufenë e shkëlqyer.

Image

Suitat dhe vilat e ujit Lagoon janë të dizajnuara për çifte, vilat e tjera mund të strehojnë deri në 2 të rritur me një ose dy fëmijë. Të gjitha vilat kanë ajër të kondicionuar, tharëse flokësh, minibar, TV satelitor, telefon IDD, kasafortë në dhomë dhe pajisje për çaj/kafe. Do përpiqem t’i publikojmë ndonjë foto nga ky udhëpërshkrim. Maledivet e largeta kanë diferencë 4 orë të plota me Evropën .

Duke dalë në ballkonin e vilës sonë me ujë, gjëja e parë që më goditi ishte flladi dhe shikimi i valëve të kaltër-gjelbërit në çdo drejtim prej kilometrash e miljesh gjë që na shoqeroj po thuajse terë kohës me erëra jo të fuqishme, por edhe jo te deshirueshme për shumë turist.

Është e vërtetë ajo që thonë se plazhi është i mirë për shëndetin tuaj. Pamja e gjithë atij uji ishte në mënyrë të paimagjinueshme qetësuese dhe relaksuese, por mos harroni se bregdeti ynë shqiptar është një det me plotë mrekulli në krahasim me këta ishuj, por menaxhimi i standardeve dhe teknologjise aktuale i mungojne Shqiperisë.Këtu ka kulurë organizim dhe rregull.Këtu mbreteron qetesia dhe relaksi në Shqipëri të mbyt muzika jo vetëm nga restoranti apo hoteli pran jush ,por e mbyt zhurma e muzikes tërë plazhin, gjë qe shumë pushues iritohen. Turistet evropian të shteteve si Gjermania ,Britania ,Franca, Çekia,Polonia ,Zvicera ,Austria e shumë shtete tjera kanë njohiuri të gjatë me turizem dhe këto shtete nuk iu perputhen standardet tona akoma.Infrastruktura e rrugeve ,parkingjeve dhe bulevardet turistike akoma në Shqiperi nuk jane joshëse ta perfitojne turistin evropian ,por shpresat janë qe kanë filluar ndryshime pozitive.Jam optimist qe bregdeti i yne në një të ardhme do të jetë destinacion i shumë evropianëve,me rastin e zhvillimit me teknologji dhe infastrukture të fundit ,edhe me hapjen e aeroporteve të reja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat