Lure moj kryet perpjetë, me Shoqatë e me Gazetë

Reportazhe

Lure moj kryet perpjetë, me Shoqatë e me Gazetë

Nga: Gëzim Loka Më: 7 gusht 2022 Në ora: 16:00
Gëzim Loka

Afrimi i datës së krijimit te Shoqatës "Lura Jonë" dhe gazetës "Lura" me mbushën me emocione të veçanta...por dhe më zgjuan ndjenjën e një përgjegjësie të madhe para lurasve të mi...

Kam thënë dikur se të gjitha rrugët të çojne në Lurë, por në pragditët e përvjetorit të pestë të krijimit të Shoqatës "Lura Jonë" dhe të gazetës "Lura" kjo sintagme nuk është thjeshtë një metaforë por një realitet i prekshëm.

E nisëm me shumë vështirësi e pengesa rrugëtimin lurian, por ia dolëm dhe pesë vite udhe na shpalosen para syve me gëzim e krenari...

Lura gjithmonë më ka bërë të ndihem i obliguar jo vetëm se jam luras me rrënjë e degë, por se ajo ka bërë aq shumë për secilin prej nesh sa do ti mbetemi borxhli gjithë jetën...

Disa ditë përpara nisa në Tiranë takime me miq e shokë, mbështetës dhe adhururues të Lurës, luras e jo luras.

Me miq e shokë kryhet gjithçka, vetëm ujku ha vetëm, thotë populli. E Lura jonë ka miq për kokë, njerëz që e duan dhe e mbështesin, siç ka patur gjithmonë në historinë e saj të lashtë dhe të re...

Konkretisht një takim i ngrohtë dhe mbresëlënës ishte ai me kryetarin e Shoqatës "Labëria" Ago Nezha me të cilin folëm gjërë e gjatë dhe ne fokus gjatë të gjithë bisedës ishte udhëtimi pese-vjeçar me shoqatën dhe gazetën tonë. Agoja është një person me pervojë të madhe në këtë drejtim dhe përgëzimet e tij per gjithvcka nv lidhje me Gazetën dhe Shoqatën tonë nuk mund të mos ishte inkurajuese për mua...

Po keshtu u takuam me kryetarin e Shoqates se Mokres Ramadan Kllogjeri, me te cilin gjithashtu shkembyem mendime pune e pervoje ne drejtim te gazetes dhe Shoqates.

Nuk do të mungonte si gjithmonë takimi me mikun tim Kadri Haldeda dhe Ali Kalia, biznemeni luras që me ka mbeshtetur me përkushtim e dashuri në këtë udhetim të vështirë për Lurën dhe lurasit tanë...

12 korriku më gjeti që herët në agimin e përflakur të një dite të nxehtë tek furgoni i Lurës, drejtues i së cilës ishte Selman Doçi, me të cilin udhëtuam me shumë luras të tjerë. Gjithë bisedat gjatë gjithë rrugës zienin rreth Shoqatës dhe Gazetës.

Në Lurë na pritën me gëzim e dashuri si gjithmonë. Qenë bërë përgatitje për këtë përvjetor, qenë vënë pllakata në të gjithë lokalet jashtë ambienteve, ndërsa brenda njerezit, që po shijonin ksuh kafenë apo edhe ndonjë gotë raki dikush, e ushqenin bisedën rreth këtyre dy evenimenteve luriane...

Qëndruam gjatë në kafene duke folur gjerë e gjatë për shoqatën dhe gazeten tonë...

Të nesërmen, ora 10 paradite, person të shumtë morën pjesë në Sheshin afër njësisë në Lurë duke pritur fillimin e ceremonisë si Dali Gjoçi, Nikoll Vladi, Ramadan Vladi,Kastriot Doçi, Adem Skana, Xhelal Buci, Sul Leka, Rasim Doçi, Gëzim Doçi, Asllan Vladi, Lul Doçi, Shefqet Buci, Agim Gjoçi, Selman Bruçi, Sëlami Buci, Imer Mena, Mit’hat Buci, Lazam Kaci, Xhaferr Hoti, Lik Skana, Hasan Neka, Hamdi Buci, Mehmet Buci, Maliq Buci, Ilir Buci, Kadri Ajazi, Rustem Bruçi, Maliq Hoti, Rruzhdi Hoti, Agim Dunga, Kapllan Buci

Fjalën kryesore e mbajta unë e më pas vijuan diskutimet Dali Gjoçi, kryetari i Shoqatës “Lura Jonë”, foli për rëndësinë e kësaj shoqate, vështirësitë për e këtij rrugëtimi për të arritur deri në ditët e sotme dhe përmirësimet qe duhen bërë dhe misionet në të ardhmen, Maliq Buci cilësoi” “Fjalët janë pa pare, por Gazetën – Gëzimi e nxjerr me pare” Nikoll Vladi, Faik Buci, Agim Gjoçi, Kastriot Doçi, Xhela Buci e Lazam Kaci. Secili foli me fjalë zemre, duke bërë thirrje që ta ushqejmë Shoqatën “Lura Jonë” dhe Gazetën “Lura” me përkushtimin që ato kërkojnë për tu vënë në shërbim të Lurës dhe lurasve.

Fjalën e mbylljes e mbajta unë.

Në veprimtari erdhën dhe fëmijë të shkollës "Dom Nikoll Kaçorri" si Leartin Doçi, Hazis Peka… etj të cilën me pllakata në duar dhe me gëzimin e tyre të natyrshëm e bënë më të ngrohtë dhe më komunikues këtë aktivitet.

Më tej vijuam nje koktej mirëseardhje dhe respekti në tre lokalet e Lures të Faik Bucit dhe të Rrush Hotit, të Kastriot Doçi.

Edhe gjatë koktejt ziente debati e muhabeti ushqehej me shqetësimin se si të vihen në udhë sa më të mbarë Shoqata dhe Gazeta...

Në këtë koktejl një kafe u dha nga bija lurase me banim ne Greqi Ana Buci Billa, e cila gjithmone ka qënë e gjendur për lurasit e saj...

Nuk mund të mos ndihesh i prekur dhe i suprizuar...

Kremtime të tilla të bëjnë të ndiesh jo vetem krenari, por mbi të gjitha përgjegjësi, shumë përgjegjësi e përkushtim për ti çuar përpara projektet për Lurën...

Gazeta dhe Shoqata kanë kryer pesë vite jetë, por me mbështetjen e lurasve të mi, biznesmenë e njerëz të thjeshtë, intelektual dhe barinj, të shkolluar apo jo, që jetojnë në Lurë apo jashtë saj deri ne emigrimin e largët, do të festojmë shumë përvjetore, me qellimin që ti bëjmë keto të dyja, Shoqatën “Lura Jonë” dhe Gazetën “Lura”, zëdhënëse të ëndërravë dhe devizave mbarëluriane...
 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat