Fundjava pranë Maleve të Sharrit në Bjeshkë të Zapllugjës dhe Blaç

Reportazhe

Fundjava pranë Maleve të Sharrit në Bjeshkë të Zapllugjës dhe Blaç

Nga: Haki Latifi Më: 8 maj 2023 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Opoja, kjo perlë natyrore e Dardanisë e cila për çdo ditë po bëhet tërheqëse dhe atraktive, për turistë dhe dashamirë të natyrës.

Rruga e asfaltuar nga Prizreni e cila të qon për në Opojë tek Guri i Zi është 21 km. Në drejtimin Prizren - Reçan, hyrja në të djathtë me shenjën Opojë, ku për rreth 20 minuta arrinë me automjet në Bjeshkën e Zapllugjës te Guri i Zi. Në një lartësi mbidetare; 1700m mund të shijoni bukuritë natyrore. Ndërkaq pranë rrugës mund të të pushoni në Hotel-Restaurantin, "N'bjeshkë" me një lartësi mbidetare; 1520 ku ju pret ushqimi cilësor, shërbimi i mirë dhe çmimet e përshtatshme dhe të kënaçeni me pamje piktoreske të Bjeshkës së Zapllugjës.

Kapërcejmë Zapllugjën dhe ndjekim rrugën që gjarpëron mbi këtë fshat. Pasi arrijmë në pikën e lartë te Guri i Zi 1700m, aty ku ndodhen ish objekti i garnizonit të ushtrisë pushtuese serbo-sllave, para nesh shpaloset befas një peizazh mahnitës. Në pamundësi për t’i rezistuar një pamjeje kaq të bukur, vendosim të bëjmë një ndalesë të shkurtër, nga ku mund të shijosh më së miri natyrën e pasur të Opojës në të cilën u shkrepën foto kujtimi.

Rrugëtimi vijon me automjet deri në vendndalimin e origjinës, kur më në fund shfaqet imazhi i bukur i fshatit Blaç që kamuflohet lehtas me natyrën që e rrethon. Aty të duket sikur do takohesh me kryengritësin e viteve të Lidhjes së Prizrenit kundër zaptuesve osmanë, me Sylë e Karaman Gegica (si i kishin etiketuar armiqtë, se nuk i linin të “qetë” të rripnin e të shfrytëzonin popullin). Sikur do të piqesh me dëshmorin e Kosharës Ilmi Bahtjari dhe të duket sikur ka dalë të na presë me derë të hapur, në të cilën emrin e tij me krenari e mbanë shkolla e fshatit.

Vizita në Blaç, ishte një takim mbresëlënës bashkë me vëllezër dhe familjet e tyre tek Rrënjët e të parëve tanë me kusherinjtë në Blaç (1.110 m) në të cilën janë të njohur për bujarinë, urtinë dhe mikpritjen shqiptare.

Ishte takim i përzemërt, me tema të ndryshme përmbajtësore, nostalogjike dhe mbresëlënëse.

Kaluam bashkë rreth dy orë në ambientët e Restorantitit „Viber“ në Blaç ku patëm shërbim të shpejtë dhe cilësor nga stafi i Restaurantit.

Ndarja ishte emocionale dhe me zotime për takime të radhës. Në të vërtet është ajo që më pëlqen shumë është klima e Opojës, ajri i freskët dhe i shëndetshëm dhe qetësia në mes të maleve e pyjeve. Këtë qetësi e prishte ushtima e ndonjë përroi me ujë të pastër e të ftohtë. Të gëzon fakti kur sheh shtëpitë dhe vlerat e reja, që janë ndërtuar e po ndërtohen. Kur sheh e dëgjon zilet e këmborët e bagëtive sipër malit të fshatit të rrallë për nga bukuria e hijeshia. Dhe gëzohesh kur sheh “dallëndyshet” që po kthehen përsëri në çerdhet e vjetra si lajmëtare të jetës së re.

Mjafton shumë pak kujdes nga shteti për t’i dhënë hov zhvillimit të turizmit në këtë trevë, pasi Opoja ka gjithçka. Ka natyrën e mrekullueshme që kurorëzohet me vargmalet e Sharrit, historinë e pasur që pret të zbulohet, kulinarinë e pasur dhe produktet bio, por mbi të gjitha ka ende njerëz fisnikë që na sjellin në kujtesë të parët e tyre.

Rrugës për në Prizren ndalemi në Liqenin e Breznës, për tu mrekulluar me pamjet e tij magjepse dhe përcjellur simfoninë e orkestruar pa dirigjent të bretkocave.

Vizitojeni Opojën dhe këto bjeshkë magjepëse të Sharrit dhe shijoni pamje tërheqëse të natyrës.

Vendi jonë është më i miri në botë. S‘kanë pas faj pushtuesit që i lanën eshtrat dhe eshtat për këtë vend. Duhet kuptuar.

Përfytyrojeni sa fshatra e sa bukuri ka vendi ynë…!

Bëjani nga një foto vendit tuaj, besoni që do të kemi më pak urrejtje e më shumë dashuri për njëri-tjetrin.

Për të vërtetuar këtë përjetim të bukur, duhet vetëm pak vullnet dhe kohë, për të përjetuar pamje tërheqëse të trevës së Opojës dhe tërë Kosovës.

Bukuria zhbënë urrejtjet, sepse ajo është udhë drite. Fotot nga vendngjarja në këtë link

07 maj 2023

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat