Një mbasdite me dr. Don Lush Gjergji

Reportazhe

Një mbasdite me dr. Don Lush Gjergji

Nga: Petrit Aliaj Më: 25 maj 2023 Në ora: 06:39
Don Lush Gjergji

Në vazhdimësi të jetës,veprës dhe vlerave universale të nobelistes së paqes me origjinë shqiptare,nënë Tereza(Gonxhe Bojaxhiu), konsulli  i përgjithshëm i Rep.së Kosovës në Milano z.Diamant Kastrati me kohë kishte njoftuar organizimin e një takimi me dt.21.maj 2023 në qendrën Ambrosiano Milano,dedikuar figurës universale humaniste Nënë Tereza.

Me këtë rast nderi i takoi dr.Don Lush Gjergji për të ligjëruar mbi veprimtarinë e kësaj gruaje të imët,të pa përkulur dhe me zemër të madhe. Hulumtimet e Don Lush Gjergjit mbi  jetën ,ambientin familjar ku ajo lindi,u rrit , mësoi,studjoi e punoi dhe se ç’farë e shtyu që në moshën 18 vjeçare të pagëzohej si murgeshë me emrin Tereza janë pasqyruar në të 17 librat e tij duke e afirmuar z.Lush Gjergji si biografin më të saktë të nënë Terezës.

Në këtë mbas dite të këndëshme,përjetuam çaste të bukura me përshkrimet e shumta të takimeve personale dhe me episode nga autori i cili ka pasur fatin që për natyrën e tij të punës ta takonte shpesh nënë Terezën,por edhe ta shoqëronte atë në disa shtete të tjera.

Me dr.Lush Gjergji jemi njohur në maj të viti 2019 në Prishtinë ku isha i ftuar nga MDIS së bashku me një delegacion të përfaqësuesve arbëreshë nga rajone të ndryshme të Italisë .Ndër vizitat e shumta na takoi të vizitonim edhe katedralen Nënë Tereza, ku na priti dhe na shoqëroi Don Lush Gjergji.Dhe për herë të dytë me 7 shtator 2019 në katedralen “San Niccolo” në Lecco(it.)në një organizim të përbashkët të shoq.”Stublla” dhe “Sofra Shqiptare” me rastin e 40 vjetorit të vlerësimit të nënë Terezës me çmimin nobël .                                                       

Dhe tashmë në Milano,ku e pranishme ishte edhe zj.Lendita Haxhitasim, ambasadore e Rep.së Kosovës në Romë me të cilën patëm kënaqësinë të njiheshim e të takonim edhe me konsujt Besnik Maxhera, Driton Blaçkori,(Rep.e Kosovës) dhe konsullin Rezart Shkëmbi(Rep.e.Shqipërisë)me të cilët FEDERATA KOMBËTARE E SHOQATAVE SHQIPTARE - ITALI ka një bashkëpunim të përhershëm në fushën e emigracionit.Takimin e nderoi edhe prania e konsujve të përgjithshëm,akredituar në Milano,zotërinjtë; Stjepan Ribiç(Kroaci); z.Boris Antoliç(Slloveni);Dragan Mihaljeviç(Bosnje-Hercegovin) si edhe veprimtarët, Petrit Aliaj (president nderi i federatës FNAI);zj.Anila Hoxha Gjermeni soprano e famëshme shqiptare, debutuese në Teatrin Scala; prof.Dava Gjoka, drejtuese e koop. ”Ajka”; zj.Antoneta Nushi, koordinatore për italinë e Unionit Shqiptar të Shoqërisë Civile si edhe drejtues dhe veprimtarë nga shoqatat “Bashkimi Kombëtar” (Bassano del Grappa)” Dardania dhe  Zëri i Atdheut (Monte Belluno –Regio Emilia) ”Ardhmëria” (Arzignano) Nënë Tereza (Treviso) etj.

Me këtë rast u takova me miq dhe bashkëpuntorë të shumtë si ing.Ragi Thaqi; Avdi Beqiri; av.Ermira Zhuri; Ferat Abdullahi; Gëzim Muçolli.

Nuk mungoi në takim, poetja dhe aktivistja e pa lodhur zj,Miradie Abdullahu si edhe mësues e veprimtarë të shumtë shoqërore të cilët prej vitesh punojnë dhe kontribojnë në emigracion për ta ruajtur dhe zhvilluar gjuhën tonë, lidhjet me komunitetin në planin e trashëgimisë kulturore për integrim në bashkëjetesë, me dinjitet dhe identitet kombëtar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat