Drejtori i Akademisë së IFTP, aktori, regjisori dhe profesori, z.Adem Kicaj, në këtë përvjetor, dorëzoi edhe diplomat për artistët e rinjë, të cilët luajtën në disa projekte artistike siç janë: seriali „Kthetra“, filmi „Ofshama“ dhe filmi „Vëllazëri dhe interes“. Puna teorike dhe praktike ishte vlerësim maksimal nga stafi i IFTP-së për këta student ku me nota të shkëlqyeshme u diplomuan: Arben Danqeli, Remzi Durmishi dhe Musa Sylejmani, ndërsa me certifikata u nderuan: Angelina Shala dhe Zeqir Ukaj. Të pranishmit, patën mundësi, të shohin premierën e filmit “Ofshama”, të cilën publiku dhe kritikët e pritën jashtëzakonisht mirë.
E shtuna e 3 qershorit ishte e veçantë në Winterthur të Zvicrës. Edhe pse koha ishte me diell dhe shumë bashkatdhetarë preferojnë të dalin me familjet e tyre, ata nuk harruan të nderojnë një punë të madhe, punë të shenjtë që ka bërë e po bënë aktori i mirënjohur, z.Adem Kicaj edhe ate hiq më pak se për 40 vjet me radhë. Një jetë ia kushtoi artit. Shkurt e shqip, ai sapo të del në skenë, bindesh, se jep shpirtin nëse i kërkohet, që të del mirë para publikut. Është në botën e artit komplet dhe nuk shikon tjetër. Të gjithë e njohin Adem Kicaj dhe shumë prej tyre e njohin si Moisiun e kohës moderne. Shkolla e aktrimit IFTP ( INTERNATIONAL FILM TEATER PRODUCTION) në Zvicër e themeluar dhe e drejtuar nga z.Adem Kicaj, kremtoi 20 vjetorin. Ishte një eveniment i veçant i mbushur përplot me art. Salla ishte e mbushur me artistë, student, kameraman, artëdashës dhe veprimtarë të devotshëm! Nga jasht sallës dëgjohej zëri i aktorit, regjisorit, profesorit, Adem Kicaj, ku bënte ushtrimet e fundit në sallë. Ishte i rrethuar me studentë të tij. Skena ishte modeste ashtu siç është edhe Adem Kicaj. Një çizme me një shkrim dhe në anën e djathë, foto e aktorit me përmasa botërore, Aleksandër Moisiu. Ajo çizme ishte veshur nga aktori i merituar, Enver Petrovci, që kishte luajtur rolin e Idiotit të Dostojevskit para 20 viteve në Lugano të Zvicrës dhe aty ishte një shënim që e kishte shkruar Adem Kicaj, me datë, se kur ka luajtur Enver Petrovci të cilin e çmon shumë. Vetëm syri i kamerës do të jepte gjithë ate që u pa më së miri ate natë. Por, ate që se ka pa syri i kamerës e kemi pa ne, e kemi ndje, sepse jemi njerëz. Sa shpirt të madh që ka Adem Kicaj. Sa i sjellshëm me studentët e bashkëpunëtorët e tij. Musa Sylejmani i rrinte afër, ose siç e njohim, është si krahu i djathtë i Ademit. E në njëren anë e shihnim, artistin e madh të kamerës, vëllaun e Adem Kicaj, Xhekin. Vinin musafirë dhe zinin nga një vend. Si është personaliteti i z.Kicaj, ashtu edhe organizimi i gjasonte që në fillim. Do të ja kishte lakmi gjithkush, punës së madhe që ka bërë gjatë këtyre viteve z.Kicaj.
Me një ambient të ngrohtë, ku secilit i jepej mundësia të shprehet, filloi kremta e 20 vjetorit të themelimit të IFTP. Me profesionalizëm programin e filloi stilistja Ina Gjoka, njëherit edhe aktore në shkollën e aktrimit IFTP. Menjëherë u pa z.Adem Kicaj, i cili filloi me përshëndetje për secilin që është prezent, më pastaj kujtoi artistin Aleksandër Moisiu. Edhe pse z.Kicaj, para tre ditëve, ishte në Kosovë, meqë nëna e tij ka ndërruar jetë, ai e mbajti veten dhe për hir të shpirtit të saj, ai u mundua që të mos shihet para publikut i gjithë malli që kishte për nënën e tij dhe u pa se shpirti i nënës së tij i dha forcë edhe më shumë, që të del si është më së miri në këtë eveniment të rëndësishëm të karrierës së z.Kicaj. Vetëm aktorët e mëdhenj, të nivelit Kicaj, dijnë që të gjinden edhe në këto momente, sepse ishte dhimbja dhe në anën tjetër profesionalizmi. Kjo është puna e aktorit profesionist, që dinë të ndaj përditshmërinë nga profesioni. Falënderoi edhe shumë miq të tij artistë, si aktorin e meritave, z.Enver Petrovcin, aktoren e jashtëzakonshme, Liri Lushi me rolin e saj të mirënjohur Shote Galica me të cilën kanë bashkëpunuar gjatë, pastaj veprimtarin Syl Mujaj që jeton dhe vepron në Zvicër, të ndjerin balerinin, Rrustem Selca, aktorin e ndjerë e shumë të madh, z Skender Tafa, që karriera e tij i mbeti në fund në projektin e fundit te Adem Kicaj me filmin Brezi me skenar të Naim Kelmendit, të ndjerin, pionierin e gazetarisë shqiptare, publicistin, Dr.Llukman Halili e shumë e shumë të tjerë, që ka bashkëpunuar dhe i është mirënjohës për jetë. Njëherit, përshëndeti kudo që janë studentët që i ka pasur edhe më herët e me të cilët ka bashkëpunuar me projekte të shumta dhe ato do të mbesin në histori, që kishte një gjeneratë shembullore. Adem Kicaj, kërkoi nga të pranishmit, që për aktorët e ndjerë, njëherit mikqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, z.Nuhi Hoxhën dhe Shpend Gashin ti nderojnë me një minutë heshtje të cilët ditë më parë kishte ndërruar jetë. Sa madhështore që ishte ajo mbrëmje artistike. Bashkëbisedim me të gjithë të pranishmit. Të dukej, se po zhvillohej një dramë. Ku luanin studentët, aktorët, që të gjithë të pranishmit. Nuk rrinte në skenë Adem Kicaj, por rrinte aty afër musafirëve që kishin ardhur për ta nderuar. Ai donte të jetë më afër me ta. Sepse nuk donte të aktronte, por të ndaj gëzim me ata që e kanë mbështetur gjithmonë.
Aktori i mirënjohur nga Kosova, Arben Danqeli me rolin e tij Shkokla, me një program të pasur, bëri të gjithë që të qeshin. Luajti aq bukur, sa që të gjithë u ndanë të kënaqur dhe njëherit si dhe ju ndaj diploma e aktorit nga z.Kicaj.
Adem Kicaj gjithnjë rrinte në këmbë, duke bashkëbiseduar me aktorë, studentët e tij e kameramanët, edhe me musafirët, ku sinqerisht, ishte një mbrëmje e paharruar. Drejtori i Akademisë së IFTP-së, z.Adem Kicaj, në këtë përvjetori dorëzoi edhe diplomat për artistët e rinjë, të cilët luajtën në disa projektet artistike siç janë: seriali KTHETRA, filmi OFSHAMA dhe filmi VLLAZËRI DHE INTERES. Puna teorike dhe praktike ishte vlerësim maksimal nga stafi i IFTP-së për këta student ku me nota të shkëlqyeshme u diplomuan: Arben Danqeli, Remzi Durmishi dhe Musa Sylejmani, ndërsa me certifikata u nderuan Angjelina Shala dhe Zeqir Ukaj. Të pranishmit, patën mundësi, të shohin premierën e filmit “Ofshama” të cilën publiku dhe kritikët e pritën jashtëzakonisht mirë.
Adem Kicaj, në emër të IFTP-së ndau edhe disa mirënjohje, si familjes Buzhala, studentëve të Akademis IFTP për dashamirët e artit dhe njerëzit të cilit në këto 20 vite kanë bashkëpunuar dhe kanë kontribuar për të mbajtur gjallë dhe për të zhvilluar artin e kulturën shqiptare në diasporë. Me mirënjohje u nderuan shumë veprimtarë të diasporës, e në mesin e tyre edhe Dr.sc.Llukman Halili i cili ishte edhe profesorë ndër të parët në IFTP. Mirënjohjen e pranoi, bashkëshortja e të ndjerit.
Pesë orë festë, shkuan sa pesë minuta thanë disa të pranishëm. Adem Kicaj e dëshmoi edhe kësaj here, se është i madh. Madhështia e tij, do të jetoj, brez pas brezi. Të pranishmit e shumtë që ishin, mësuan edhe përprojektet që është duke i realizuar z.Kicaj me stafin e tij. Ndërsa, gazetari, publicisti, njëherit president i Institutit Helvetikë të Evorpës Juglindore me qendër në Cyrih të Zvicrës, Dr.sc.Dashnim Hebibi, kishte qëndisur një biografi dhe një vlerësim profesional për punën e z.Adem Kicaj edhe ate që nga fillimi e deri në ditët e sotme. Edhe pse fjalimi kaloi mbi 10 minuta, të pranishmit e përcillnin me shumë vëmendje, sepse ishte një biografi dhe ecja e Adem Kicaj në karrierën e tij të artë. Që të gjithë e mirëpritën me shumë interesim, sepse në çdo shkronjë të biografisë shihej një jetë. Z. Hebibi ndër të tjera tha: “Edhe 20 minuta, edhe 1 orë, edhe gjatë gjithë ditës, apo edhe në një libër portret për Moisiun e mërgatës të flitet është përsëri pak. Sa modest, bëmirës, atdhetarë. Sa e sa i sjellshëm. Me etikë artisti. Një jetë e shkriu për art. Nuk e shikoi të ketë konton plot me franga e euro. Nuk e shikoi të ketë veturë të shtrenjtë, por me tren e bus duke vrapuar nëpër manifestime në të mirë të diasporës, duke përgadit brezin e ri, ata që duan të bëhen aktorë, regjisorë, kameramanë e moderatorë. Shokë me studentin, mik me veprimtarë. Këto fjalë që po i dëgjoni dhe do ti dëgjoni, janë fjalë që i vërtetoj me fakte, prandaj të mos ketë askush një dyshim apo bezdi.
E di se, nuk do të doj Adem Kicaj që të flitet në këtë mënyrë, lavdërata, por ato janë të merituara. Pse të mos i themi atij që ka kontrbuar, se ke kontribu. Të ndërrojmë mendje, jo vetëm kur të ndërroje jetë ndoj veprimtarë, të flitet nëpër FB apo në të pame si dhe në Akademi Përkujtimore. Meritat duhet thënë në sy, ashtu edhe jo meritat, sepse tekefundit, asgjë personale nuk është, kur është në pyetje vlerësimi në një fushë të jetës. I nderuar z.Adem Kicaj, miku im, të uroj këtë datëlindje të 20 të IFTP-së. „Më kujtohet sikur sot, kur e pate filluar shkollën e aktrimit. Në një kohë jo edhe të lehtë. Më kujtohet, Dr.Llukman Halili, pionieri i gazetarisë shqiptare, tashmë i ndjeri, që shumë të ka çmuar dhe thuajse në çdo shfaqje që e ke pasur nëpër Zvicër të ka përcjellur edhe ate së bashku me mua. Ai ndër të tjera thoshte: „Fatkeqësi është tek ne, se shpesh ndodh, modesti nuk vlerësohet sa duhet. Ademi po i tregon edhe Zvicrës dhe të tjerëve, se Moisiu nëse ka luajtur nëpër teatrot e europës e botës, është edhe Adem Kicaj, ai që po luan në Zvicër, Kroaci, Kosovë e nëpër shumë shtete të tjera të europës. Por, tash në një kohë tjetër, në një kohë marketingu. Por, ate që e bënë Kicaj e bënë me shpirt e jo vetëm për të luajtur. Kur luan Adem Kicaj në teatër është vetja, është aktorë i përmasave të mëdha, edhe lëvizja e këmbëve ka një alfabet special aktrimi“. Aktorë, regjisorë, moderatorë, këngëtarë, valltarë, bëmirës, patriot, me etikë njerëzore është personaliteti në fjalë, Adem Kicaj, që na ka bashkuar sot këtu në Winterthur, në këtë qytet të bukur, ku e kemi edhe Nënë Terezën, këtu ku e kemi edhe sportisin gjigant Azem Maksuti, këtu ku e kemi Shoqërinë Kulturo Artistike „Dardania“, Ansambli „Troja“, aktorja e madhe Liri Lushi me personazhin e saj të veçant Shote Galica këtu e kemi referin e mirënjohur të futbollit që po referon gjithandej europës Bekim Zogaj, e shumë e shumë të tjerë, këtu e kemi një mërgatë të jashtëzakonshme, që ka konribuar e po konribuon pa u ndalur për të mirën e kombit. Winterthur e gjithë Zvicër, ju falënderojmë pafundësisht, për mundësitë që na keni dhënë që të ruajmë gjuhën, traditën, kulturën e historinë tonë kombëtare. Zvicra, pa asnjë dyshim, për ne shqiptarët e kam thënë disa herë me radhë edhe ate shumë vjet më herët, se është atdheu ynë i dytë, po, po, është atdheu ynë i dytë. Zoti e bekoftë Zvicrën dhe popullin e saj.
Adem Kicaj, ambasadorë i vërtet i kulturës
Kur mu besua, që ti them disa fjalë në këtë kremtë, mezi se prita të filloj, por frigë e pata dhe e kam se si ta përfundoj. Sa më shumë që ikë koha, aq më shumë dua të të them diçka edhe ma shumë nga ajo që kam pa te Adem Kicaj. Si puna e minatorit, nga të sillesh sheh ari, në çdo kohë të veprimtarisë sheh suksese. Duatrokitjet janë pasuria për Ademin. Në vend të pikës për këtë kremtë, që tregon fund për këtë kremtë, pra për ate që i thash disa fjalë, Adem vëlla, ti nga Dardania e unë nga Krahina e Mollës së Kuqe që dikur ishte Dardani, a bënë të përqafoj vëllazërisht edhe publikisht dhe të them shëndet, jetë të gjatë dhe presim edhe krijime të tjera. Mos u ndal o Adem Kicaj! Kërkoj falje pse ti thash këto fjalë para syve dhe para bashkëpunëtorëve, studentëve e miqve që janë prezent, duke e njohur modestinë tuaj. Por, e di se e di edhe Ti, suksesi duhet të pranohet dhe duhet thënë publikisht, por edhe nëse kemi sugjerime, sepse ai që punon e që ka vepra, ka të drejtë edhe të kritikoj, sugjeroj apo edhe të lavdëroj. E ti je për lavdërata! Sa modest që të kemi. Gëzuar! Ju faleminderit!”. Fjalimi i z.Hebibi u mirëprit me duatrokitje nga të pranishmit dhe menjeherë z.Kicaj me shumë emocione falënderoi z.Hebibi për punën e madhe dhe përkrahjen që i ka bërë me vite e vite dhe tha, se mu duk vetja se kam ndërruar jetë ai shtoi se: „Zakonisht, fjalët e mira thuhen kur të ndërroje jetë një person, por ti miku im, Dr.sc.Dashnim Hebibi, ma shtove jetën edhe pse jam modest, nuk kam presje dhe pikë për ta hjekë dhe nuk kam fjalë më të them. Të falënderoj shumë. Para se të përfundoj kjo datëlindje e 20 e IFTP, stilistja e njohur Ina Gjoka, që kishte jetuar një kohë në Itali dhe tani është në Zvicër, me një defilim të një modeleje, tregoi edhe punën e saj që është duke bërë ndër vite, ku nga të pranishmit u mirëpritën me duatroitje.
Protagonisti kryesor i mbrëmjes, aktori i madh, drejtori i IFTP, z.Adem Kicaj mbeti pa mirënjohje, si dhe vëllau i tij, Xheki, që e ka përcjellur me kamerë vëllaun e tij me vite e vite. Modestia është në pyetje. Na la përshtypje, përmendja dhe falënderimi i shumë veprimtarëve, që janë të gjallë apo që kanë ndërruar jetë si dhe theksoi, se në këto vite sa është në diasporë, por edhe sa ishte në Kosovë, të gjithë, një minutë nëse ka kontribuar në projektet e tij i është falënderues.
Adem Kicaj, meriton mirënjohje nga dy shtetet tona, Shqipëria dhe Kosova për punën e madhe që ka bërë e po bënë për kulturën shqiptare në diasporë. Me mirënjohje u nderuan shumë personalitete: Dr.Sali Sefa, Dr.Bastri Lenjani, Esat Husaj, Arsim Berisha, Nexhmedin Isufi, Zeq Gashi, Petrit Bytyçi, Naim Kelmendi, Zeqir Ukaj, Dr. Avni Ramadani, Daut Luboja, Xhevat Kicaj, Zize Pepshi, Shukrije Ramadani, Milaim Buzuku, Afërdita Buzuku, Qamil Gërvalla, Abedin Transport, Illyrian Eagle –Arben Zyba, Xhevat Sadrijaj, Shefqet Dibrani, Ibrahim Avdyli, Arif Sulejmani, Afrim Nevzadi, Zek Geci, Argjent Lika, Lirie Lushi, Fabiola Kuburi, Mazllum Çerkezi, Burhan Emini, Suela Jorgaçi, Donika Çela, Rifat Alaj, Rexhep Rifati, Fikrim Morina, Valon Islamaj, Zymer Bakolli e disa të tjerë. Adem Kicaj, gjithmonë do të jesh i respektuar! Vazhdo e mos u ndal! Në fund, u shtrua edhe një koktej për të pranishmit, ku patën mundësi edhe të bëjnë foto kujtimi, por edhe të bashkëbisedojnë edhe për projektet e planet në të ardhmen të kësaj Akademie të filmit IFTP. Fjala e fundit e këtij manifestimi festiv ishte e Adem Kicaj, ku ndër të tjera tha: „ Po ngrej dolli për Ju. Ju jam mirënjohës deri në përkulje juve dhe të gjithë atyreve që kanë dashur të jenë prezent, por nuk kanë mundur të jenë. Do të jetoj gjersa të punoj me art, atëherë kur nuk merrem me art, atëherë, mos harroni, se ka ndërruar jetë Adem Kicaj. Prandaj, jam për Ju e do të jem. Pres gjeneratën e re, ta përgadisim me aktorë dhe të realizojmë projekte. Çka ti shtoj këtij repotazhi përveç se kësaj fjale: „Do të jetosh për jetë, o Adem Kicaj!“./ Teksti: Dahest Luma (St.Gallen), Foto: Daut Luboja, IFTP