Bagëtia e bekuar te qendra e skitarisë në Brezovicë

Reportazhe

Bagëtia e bekuar te qendra e skitarisë në Brezovicë

Nga: Ramazan Bekteshi Më: 22 gusht 2023 Në ora: 20:11
Bariu

Stinët në Sharr janë secila më magjepse se tjetra.

Edhe sivjet në Brezovicë/Mështeknaja sërish takova Hismet Ademin, bariun më të veçantë në Kosovë, si nga dukja dhe përvoja gjysëm shekullore.

Unë çdoherë mrekullohem me kopenë e deleve, qingjave, ogiçëve, qenëve të bariut dhe vetë bariun. Më duket si një organizatë e madhe mijëra krerë delesh por me një mini-menaxhment kompakt, vetëm 2 barinjë dhe dhjetë qene barinjsh, në rastin konkret një kryqëzim i qenit të Sharrit dhe Kangallit, që as arusha nuk ka shansë të dëmtojë kopenë e lere më ujqit.
 

Image
Bariu

S’e dij prej nga vjen kjo dashuri bukolike për bagëtinë dhe ‘koncertin e saj’; nga “Bagëtia” e Naimit, femijëria e herëshme e imja nëpër male e fushat, apo menagjmenti dhe bashkëjetesa më e pafajshme dhe natyrale e kopesë me qentë dhe çobanin.

Dhe derisa qëndroj me bagëtinë përjetimet janë të jashtëzakonshme, qëlllimi i përbashkët i qenëve është të mbrojnë kopenë të gjithë tok nga armiku i perbashkët, për ndryshim nga politikanët që jo vetëm që s’e luftojnë hasmin sëbashku por disa e sjellin ujkun në vathë.

Image
Qeni

Vjet më ftuan dy barinjtë, Shabani dhe Hismeti që ta përcjellë kopenë gjatë një dite në shpatet e skitarisë, aty ku me skia i kam përshkuar me qindra në mos me mija herë këto faqe mali. Tentimi dhe shoqërimi im nëpër shpatet e rrëpinjta deshtoi pas shtatë orësh ecje e ngadaltë por pa ndal nëpër shpatet pjerrta të qendrës së skitarisë. Çuditërisht, delet që kullotënin pa ia ndal tërë ditën e lume do te duhej që madhësia e barkut të arrinte vëllimin e dyfishtë, por fal tretjes së shpejtë dhe rrjedhja e kakërdhiave/jashtëqitja rafal ia mundëson deles te kullos pa pushu, pos kur është vapë e madhe.

Detyrat e bariut: Mjela, qethja, mjekimi, therja, asistojnë në lindjen e qingjave, dhe berja e djathit.

Vështirësitë:mjegulla, breshëri, shiu.

Image
Barinjët

Rreziqet: ariu, ujku.

Sipas bariut Hismet Ademit numri më i madh i deleve në shpatet e qendrës së skitarisë ka qenë në vitin 1983/84, gjithësejtë rreth 20.000 krerë. Vitin kaluar Përparim Hasani kishte 1978 krerë në Brezovicë derisa sivjet bylyku ka rënë në 1400 krerë.

Në ditët e sotme të rinjtë as që provojnë të bëhen barinjë, andaj pronarët ballafaqohen me mungesë barinjësh. Kryebariut Hismet, i lindur në fshatin Brod i dëshirojmë shëndet dhe lumturi në zanatin që sipas tij s’e ndërron me asgjë në botë.

Image
Barinjët
Image
Bariu
Image
Bariu me dele
Image
Ramazan Bekteshi
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat