Testosteroni luan një rol jetësor në prodhimin e spermës dhe nëse është në nivele të ulëta mund të ndikojë negativisht në trupin e njeriut
Globalisht, nivelet e testosteronit po bien, dhe për fat të keq njerëzit shpesh nuk e kuptojnë se sa problematike është kjo.
Çështja është shqetësuese në shumë nivele, të tilla si riprodhimi, shëndeti dhe jetëgjatësia, gjendja e eksitimit, madje edhe zhvillimi i duhur i fetusit gjatë shtatzënisë.
Çfarë është testosteroni?
Testosteroni është një hormon seksual steroid që luan një rol kyç në zhvillimin e indeve riprodhuese tek meshkujt si testikujt dhe prostatën, si dhe karakteristikat sekondare seksuale siç është rritja e masës së muskujve dhe kockave dhe rritja e flokëve të trupit.
Testosteroni prodhohet nga testikujt te meshkujt dhe nga vezoret te gratë dhe në sasi shumë më të vogla nga gjëndrat mbiveshkore.
Prodhimi i testosteronit rritet ndjeshëm gjatë adoleshencës dhe fillon të bjerë pas moshës 30 vjeç.
Ndërsa prodhimi i testosteronit zvogëlohet normalisht me moshën, disa faktorë mund të shkaktojnë nivele anormale të testosteronit.
Dëmtimi i testikujve dhe trajtimet si kimioterapia dhe rrezatimi mund të ndikojnë negativisht në prodhimin e testosteronit.
Sëmundjet kronike si AIDS, sëmundjet e veshkave, alkoolizmi, ciroza e mëlçisë dhe stresi, gjithashtu mund të zvogëlojnë në prodhimin e testosteronit.
Cilat janë efektet e niveleve të ulëta të testosteronit tek meshkujt?
Energji e zvogëluar
Lodhja është një simptomë e zakonshme e testosteronit të ulët. Pacienti ndihet sikur nuk ka energjinë që kishte në të kaluarën ose mund të ndihet vazhdimisht shumë i lodhur.
Zbutja e humorit sek.sual
Ulja e humorit sek.sual, si dhe mosfunksionimi erektil, mund të ndodhin për shkak të testosteronit të ulët. Probleme të ndryshme mjekësore, të tilla si sëmundjet e zemrës ose diabeti, gjithashtu mund të kontribuojnë në mosfunksionim sek.sual.
Shpërqendrimi
Testosteroni i ulët mund të ketë një efekt të dëmshëm në përqendrim dhe kujtesë. Kjo ndodh më shpesh kur nivelet e testosteronit janë jashtëzakonisht të ulëta.
Ndryshimet në humor
Testosteroni i ulët ul humorin i cili mund të shkojë nga një humor i keq e deri në depresion.
Ndryshimet në sistemin muskulor
Ndërsa testosteroni ndihmon në ndërtimin e muskujve, kur vlerat e tij janë të ulëta, ai tërheq poshtë masën e muskujve dhe forcën e tyre.
Më shumë yndyrë në trup
Testosteroni i ulët jo vetëm që mund të çojë në një reduktim të masës muskulore, por edhe në shtimin e më shumë yndyrë në trup. Kur nuk ka ndërtim të muskujve me marrjen e kalorive të duhura dhe aktivitetin fizik, atëherë trupi i konverton kaloritë në yndyrë.
Hollimi i qimeve të trupit
Testosteroni i ulët mund të zvogëlojë rritjen e qimeve në fytyrë, duar dhe gjymtyrë të poshtme. Ky reduktim zakonisht nuk prek flokët.
Problemet me gjumin
Kur nivelet e testosteronit janë të ulëta, mund të ketë probleme me pagjumësinë dhe gjumin e trazuar.