Çfarë e shkakton atë zhurmën e sikletshme vaginale gjatë seksit

Seksi

Çfarë e shkakton atë zhurmën e sikletshme vaginale gjatë seksit

Më: 28 janar 2022 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Ndodh që gjatë marrëdhënieve intime, vagina të lëshojë tinguj të ngjashme me gazrat trupore dhe ju ndiheni në siklet pasi partneri mund të keqkuptohet. Nuk duhet të shqetësoheni, pasi është thjesht zhurma e ajrit.

Levizja e penisit brenda dhe jashtë vaginës ndonjëherë lejon ajrin të futet dhe më pas të "ngecë" brenda, duke krijuar atë zhurmën e çuditshme.

Bëhet fjalë për një masë ajri e cila hyn brenda vaginës, dhe më pas për shkak të presionit që ushtrohet në vaginë del duke lëshuar një zhurmë të mbytur. Ekspertët shpjegojnë se këto zhurma mund të ndodhin kurdoherë, dhe është diçka krejt e zakonshme, pasi masat e ajrit mund të hyjnë në çdo moment brenda vaginës.

Megjithatë, ka disa situata në të cilat ka më shumë gjasa që kjo të ndodhë: gjatë stimulimit me gishtërinj, penetrimit të penisit, lodrave të seksit, të cilat e shtyjnë ajrin të hyjë. Kur je e eksituar, hyrja e vaginës zgjerohet, duke e bërë më të thjeshtë daljen e masave të vogla të ajrit.

Kur duhet të takoni një mjek?

Në fakt, nuk ka asgjë për t'u shqetësuar rreth gazrave vaginalë. Nuk ka as një trajtim specifik për ndalimin e tyre pasi nuk konsiderohen si simptomë apo sëmundje. Gjithsesi, nëse e keni përjetuar edhe në raste të tjera që nuk përfshijnë aktivitetin seksual, mund ta konsideroni një takim me gjinekologun tuaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat