7 gjëra që nuk jua thonë për seksin gjatë periodave

Seksi

7 gjëra që nuk jua thonë për seksin gjatë periodave

Më: 28 janar 2022 Në ora: 23:57
Foto ilustrim

1. Duhet të përdorni masa mbrojtëse

Nëse bëni seks gjatë kohës që jeni me perioda duhet me çdo kusht të përdorni masa për të parandaluar sëmundjet seksualisht të transmetueshme apo baktere të ndryshme. Përveç kësaj, si ti dhe partneri do ta keni edhe më të thjeshtë procesin e larjes pas aktit.

2. Pozicioni është gjithçka

Të gjithë e dimë që seksi gjatë periodave të kufizon paksa, prandaj pozicioni i duhur është element kyç. As mos e mendo të drejtosh ti gjatë atyre ditëve pasi më shumë si seks do të duket si skenë e ndonjë filmi të frikshëm. Duhet të gjeni pozicione që limitojnë hemoragjinë e menstruacioneve në atë moment.

3. Seksi gjatë periodave në dush mund të jetë qejf, por kujdes.

Duket si zgjedhje perfekte sepse asgjë nuk bëhet pis, ti dhe partneri as që shihni shenja gjaku, etj, etj, por ka diçka. Gjatë seksit në dush shanset që të rrëshkisni dhe të lëndoheni janë të mëdha. Aq më tepër nëse jeni fillestarë. 

4. Mund të mbetesh shtatzënë

Gjëja e fundit që njerëzit mendojnë kur bëjnë seks gjatë periodave është shtatzënia. Teknikisht ti nuk mund të mbetesh shtatzënë gjatë ciklit, por s'është kaq e thjeshtë sa mendoni ju. Varet nga ditët e ovulimit dhe ardhja e ciklit që jo gjithmonë është i rregullt. Vajzat me cikël menstrual më të shkurtër kanë më shumë gjasa të mbeten shtatzënë nëse bëjnë seks në ditët e fundit të periodave.

5. I bën gjërat mes jush edhe më intime.

Seksi gjatë periodave perceptohet ndryshe nga njerëz të ndryshëm. Për shumë njerëz, duhet besim dhe komoditet i madh me partneren për ta bërë diçka të tillë. Ekspozimi ndaj një situate të tillë i bën gjërat edhe më intime mes jush pasi sigurisht as ju dhe as partneri s'do ta bëni me këdo këtë.

6. Seksi i bën periodat shumë më pak të dhimbshme

Do të çliroheni nga dhimbjet e ciklit si me magji dhe pjesa tjetër e periodave thjesht do t'ju shtojë dëshirën për aktivitet seksual.

7. Po çliroheni nga stresi

Kur jeni me perioda jeta na duket shumë, po shumë e vështirë. Gjithçka është rrëmujë, duket sikur asgjë s'ecën dhe stresi është fjala e parë dhe e fundit që del nga goja. Seksi do t'ju ndihmojë të relaksoheni njësoj si të keni kryer aktivitet fizik. Do të keni më pak dhimbje dhe orgazma do t'ju ndihmojë ta shihni botën me shumë ngjyra edhe gjatë atyre ditëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat