Pikat e forta në shtrat/ Zbuloni popujt më ‘qejfli’ në botë

Seksi

Pikat e forta në shtrat/ Zbuloni popujt më ‘qejfli’ në botë

Më: 21 mars 2022 Në ora: 08:50
Ilustrim

Një artikull i fundit i ‘The Sun’ ka paraqitur një hartë me pikat më të forta të çdo kombësie në shtrat. Ky hulumtim ka vënë në mikroskop zakonet seksuale të 30.000 njerëzve nga 26 kombësi. Më poshtë janë të renditur të gjitha këto zakone nga thithja e gishtërinjëve në Mançester deri tek qëndrueshmëria mbresëlënëse por jo efektive e brazilianëve.

Si njërëzit më pak të kënaqur seksualisht në planet janë renditur japonezët sipas artikullit nga The Sun. Vetëm 34% e popullësisë bën seks çdo javë, sipas të dhënave nga Durex. Orët e lodhshme të punës janë të lidhur me reduktimin e marrëdhënieve seksuale midis bashkëshortëve shkruhet në artikull.

Franca

Sipas studimit francezët preferojnë takime të shpejta.

Norvegjia

‘Kryeqyteti i orgazmës’ botërore duket se është Norvegjia, pasi sipas të dhënave të kompanisë Lelo, 35% e popullësisë pretendojnë se arrin orgazëm çdo ditë.

Britania e Madhe

Anketa ka zbuluar se 1.5 milion njerëz në Britaninë e Madhe kanë fetish këmbët, me fjalë të tjera, këmbët, gishtërinjtë dhe kyçet e këmbës i eksitojnë.

Belgjika

Cowgirl është pozicioni më i popullarizuar i seksit në Belgjikë.

Kur partneri qëndron prapa gruas është pozicioni më i preferuar për të dashuruarit polakë. Kombinimi i butësisë dhe erotizmit duket se e emocionon veçanërisht këtë popull.

Rusia

Qeveria ruse ka shpallur 12 shtatorin ‘Dita e Arrestimit’ duke inkurajuar çiftet të qëndrojnë në shtëpi. Ata që kanë një fëmijë nëntë muaj më vonë do të fitojnë një çmim.

SHBA

Është vendi për të shkuar nëse ju pëlqen treshja. Neë York duket se ka oreksin më të madh për seks me partner shtesë i ndjekur nga Los Angeles dhe Chicago. Një në nëntë amerikan vullnetarisht marrin pjesë në një marrëdhënie poligame dhe një gjashtë do të donin ta provonin këtë përvojë sipas revistës Frontiers in Psychology.

Itali

Seksi oral dhe ushqimi janë dobësitë e italianëve. Sipas një sondazhi mbi 80% e italian preferojnë seksin oral. Gjithashtu 24% e të anketuarve pranuan se përdorin ushqim në marrëdhëniet e tyre seksuale. Pothuajse 50% e çifteve bëjnë seks 2-3 herë në javë.

Gjermani

Një në tre persona duan të dalin nudo në plazh sipas artikullit. Gjithashtu era e sqetullës duket se është irrituese për 23% të gjermanëve. Ndërsa shumë prej të anketuarëve janë shprehur se përdorin lodrat seksuale.

Kina

Duket se është vendi më i varfër përsa i përket orgazmave sipas hulumtimit të Durex.  Pothuajse 76% e të anketuarve thanë se nuk arrijnë orgazmë sa herë që bëjnë seks.

Brazili

Brazilianët që zgjasin mesatarisht rreth 30 minuta në shtrat janë kampionë të qëndrueshmërisë thekson artikulli. Ana negative, megjithatë, sipas The Penguin Atlas Of Human Sexual Behavior, është se 44% e grave pranojnë se janë shtirur përsa i përket orgazmës, një përqindje që tregon se jo vetëm sasia, por edhe cilësia ka rëndësi.

Greqi

Në Greqi, 87 përqind e të rriturve bëjnë seks të paktën një herë në javë, sipas Durex – kjo është më shumë se në çdo vend tjetër, kjo për shkak të dietës së tyre të shëndetshme mesdhetare .

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat