Seksi në mëngjes do t’ju kthjellë, këto janë rëndësitë e tjera

Seksi

Seksi në mëngjes do t’ju kthjellë, këto janë rëndësitë e tjera

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 00:52
Ilustrim

Të gjithë po flasin shumë shpesh për seksin e mëngjesit, por sa dhe pse është vërtet i rëndësishëm?

Nëse bëni pjesë në grupin e njerëzve me fat, të cilët kanë punë, dhe zgjoheni çdo mëngjes dhe filloni beteja të reja në punë, atëherë do t’u shërbejë mirë një dozë energjie për t’i mbijetuar ditës.

Nëse jeni në kërkim të punës, atëherë gjithsesi ju duhet energji shtesë për përcjelljen e shpalljeve për punë, sërish dhe sërish… Në çfarëdo rasti, seksi në mëngjes do t’ju kthjellë, do t’ju zgjojë dhe do ta lë buzëqeshjen në fytyrën tuaj gjatë gjithë ditës.

Meshkujt, kryesisht, janë gjithmonë në disponim për seks në mëngjes, sepse testosteroni zgjohet para tyre. Nëse femra zgjohet më herët se partneri, gjithsesi se duhet ta zgjojë mashkullin, duke qenë se ata janë gjithmonë në dispozicion për aksion mëngjesor.

Hulumtimet kanë treguar se femrat kënaqen më pak, sepse janë të ngarkuara me dukjen e tyre. Mirëpo, ato duhet ta dinë se për ta pasur gjithmonë pranë mashkullin e tyre duhet t’ia ofrojnë kënaqësinë e mëngjesit.

Disa partnerë shpesh i ikin seksit në mëngjes për shkak të erës së gojës, ndërsa arsyetimet e shpeshta janë se derisa çohen, i lajnë dhëmbët, u kalon dëshira për seks. Mirëpo, arsyetimet e tilla nuk duhet t’i pengojnë dy njerëz që të ndajnë momente fantastike në mëngjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat