Studimi: Cilit grup të shikuesve të filmave porno i përkisni?

Seksi

Studimi: Cilit grup të shikuesve të filmave porno i përkisni?

Më: 26 prill 2023 Në ora: 00:33
Foto ilustrim

Është zbuluar që ka tipa të ndryshëm të adhuruesve të këtij zhanri dhe shikimi i të cilit reduktohet në të shëndetshëm dhe të pashëndetshëm.

Gjatë analizës në të cilën kanë marrë pjesë 830 persona, është konstatuar që ekzistojnë “tri lloje” shikuesish. Ndahen në rekreativë, kompulsivë dhe depresivë.

Personat që kanë marrë pjesë në këtë hulumtim kanë pasur statuse të ndryshme dashurie.

Rreth 35 përbënin njerëz të cilët ishin të martuar apo kanë jetuar me partner, pothuajse e njëjta përqindje u përket personave të cilët kënaqen në statusin solo, ndërsa 29 për qind e atyre të cilët kanë pasur një lidhje dashurie.

Përqindja e të intervistuarve që ka të bëjë me gratë ishte 70, ndërsa 80 për qind u përkiste burrave dhe të gjithë kanë qenë të moshës rreth 25 vjeç.

Detyrë e tyre ishte t’u përgjigjen sinqerisht pyetjeve për kënaqësinë intime, shpeshtësinë e shmangies së marrëdhënies intime dhe për shikimin e filmave për të rritur. Gjithashtu, kanë dhënë përgjigje për kohën e shikimit të këtyre filmave dhe për ndjenjat e tyre gjatë dhe pas shikimit të tyre, gjë që për hulumtuesit ishte gjëja kryesore për rezultatet që i kanë marrë.

Këto janë rezultatet: 75 për qind e të anketuarve u klasifikuan në kategorinë “rekreativë”, dhe shumica ishin gra dhe njerëz në marrëdhënie. Ata shikonin filma për të rritur mesatarisht 24 minuta në javë. 12.7 për qind e të anketuarve u klasifikuan si shikues “depresivë”. Ata u karakterizuan nga bashkëpunimi i ulët gjatë shikimit të filmit dhe një nivel i lartë i stresit emocional pas tij. Një ndjenjë faji mbizotëron mes tyre dhe ata shikonin filma për të rritur mesatarisht 17 minuta në baza javore.

Në fund, vetëm 1.8 për qind e të anketuarve ranë në kategorinë “kompulsivë” dhe shpenzojnë rreth 110 minuta në javë duke parë përmbajtje për të rritur.

Rezultatet e marra u dhanë studiuesve nga Kanadaja përfundimin e mëposhtëm: shikimi i filmave për të rritur është një problem për dy grupe njerëzish, por për shumicën nuk lë pasoja negative në jetën e tyre intime.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat