Shenjat që tregojnë se ai dëshiron vetëm seks, asgjë më shumë

Seksi

Shenjat që tregojnë se ai dëshiron vetëm seks, asgjë më shumë

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 23:49
Ilustrim

Kur është fjala për meshkujt, ata ndahen në dy kategori: ata që me të vërtetë kujdesen për ju dhe ata që dëshirojnë vetëm seks

Kjo është me të vërtetë tronditëse, mirëpo do t’i kursenit vetes shumë telashe nëse qysh në fillim do t’i dinit qëllimet e vërteta të një mashkulli.

Këto janë gjashtë shenjat që tregojnë se ai dëshiron vetëm seks, e jo një lidhje serioze që supozohet të zgjatë tërë jetën, transmeton Telegrafi.

Nuk shfaq interes kur është fjala për ta njohur njëri-tjetrin më mirë

Pra, nuk i interesojnë informacionet bazike rreth jush, dhe as nuk përpiqet t’ju njeh më mirë. Kjo është shenjë shumë e qartë që ai nuk po ju “dashuron” për personalitetin e karakterin, por vetëm për linjat e trupit.

Filtron me tjerat para syve tuaj

Këtë e gjë e bën mjaft shpesh, qoftë nëse jeni në ndonjë klub nate apo thjesht duke ecur rrugës. Edhe nga kjo shenjë duhet të keni shumë kujdes, pasi që është shenjë e qartë se lidhja nuk ka potencial afatgjatë.

Nuk të ka përmendur asnjëherë tek miqtë apo familjarët

Është dukuri mjaft e njohur se nëse një mashkull të përmend tek miqtë apo familjarët, ose të fton të takohesh me ta, ai me të vërtetë të dashuron ose shpreson për një lidhje të gjatë. Por, nëse as nuk të përmend, atëherë e dini se çfarë është duke ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat