Seksi Tantrik: Ekspertët tregojnë si të arrini orgazmën më të fuqishme në jetë

Seksi

Seksi Tantrik: Ekspertët tregojnë si të arrini orgazmën më të fuqishme në jetë

Më: 26 gusht 2024 Në ora: 22:22
Ilustrim

Seksi tantrik është i mirë për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të provojnë diçka të re në krevat, të bëhen më intimë apo të lidhen sërish me bashkëshortët apo me partnerët.

Ekspertët tantrikë besojnë që nëse zgjasni kohën dhe angazhoheni në seks, patjetër duhet të realizoni forma më të mëdha dhe më intensive të ekstazës.

Si të bëhet seksi tantrik?

Truku është në atë që të tërhiqni vëmendjen nga orgazma dhe në vend të saj të fokusoheni ta bëni paralojën të këndshme derisa të mos jeni të gatshëm për përfundimin e saj natyror.

Kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, andaj për të shtyrë orgazmën, ekspertët tantrikë përdorin metoda të ndryshme, nga teknika e meditimit, kontrollimi i frymëmarrjes deri te masazhi.

Çka të bëni?

Ulni nivelin e ndriçimit në hapësirën ku jeni dhe shkyçeni botën tjetër (telefonat mobilë etj.). Lirojeni trupin tuaj. Tantra është kalimi i energjisë nëpërmjet trupit, prandaj ekspertët rekomandojnë që para se të filloni, shkundni në mënyrën më energjike kërdhokullat tuaja.

Largohuni nga krevati i cili i aktivizon ”sustat” e gjumit në tru

Rregullohuni sa më mirë. Përpiquni të qëndroni në pozitë të shtrirë në dysheme me partnerin tuaj. Filloni të prekeni dhe të përkëdheleni. Eksperimentoni, provoni forma të ndryshme të prekjeve, nga masazhi i fuqishëm deri te prekjet e lehta si me pendël.

Kombinimet e këtilla të lëvizjeve do të mundësojnë eksitimin, por nuk do të çojnë partnerin deri në kulm.

Në qoftë se praktikohen në mënyrë të përshtatshme, me këto metoda mund ta vazhdoni seksin edhe deri në disa orë.

Përpiquni të harmonizoheni me partnerin. Merrni frymë kur partneri juaj nxjerr frymën. Me ushtrimet e frymëmarrjes mund të arrihet kontrolli mbi rezultatin përfundimtar seksual. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat