Ky është sekreti i orgazmës femërore: “Pakkush prej meshkujve di për treshen e artë”

Seksi

Ky është sekreti i orgazmës femërore: “Pakkush prej meshkujve di për treshen e artë”

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 23:45
Ilustrim

Një hulumtim ka treguar që gratë heteroseksuale përjetojnë më pak orgazëm gjatë seksit në krahasim me lezbiket.

Në të vërtetë, 86 për qind e lezbikeve kanë pranuar se si gjithmonë apo më shpesh përjetojnë orgazëm gjatë aktit seksual, në krahasim me 65 për qind të femrave heteroseksuale.

Pikërisht kjo tregon që orgazma femërore nuk është edhe aq e paarritshme ashtu siç mendohet, ndërkaq shkencëtarët konstatojnë se ekzistojnë tri rregulla të arta me të cilat me siguri mund të shtohet mundësia për orgazmën femërore.

Fjala është për tri lloje stimulimesh të cilat patjetër duhet të ndodhin në krevat në mënyrë që femrat të përjetojnë orgazmën, – fjala është për, ‘siç e quajnë ata”, ‘treshen e artë’:

– Stimulimi i gjenitaleve,
– Puthjet e zjarrta dhe të gjata,
– Seksi oral.

Shkencëtarët e Universitetit në Indiana dhe të Institutit Kinesey e kanë konstatuar duke intervistuar më shumë se 52.000 amerikanë të gjinive të ndryshme edhe të orientimeve të ndryshme seksuale, me ç’rast kanë provuar të mësojnë sa shpesh njerëzit e përjetojnë orgazmën.

Pjesëmarrësit në intervistë kanë qenë të moshave midis 18 dhe 65 vjeç dhe të gjithë kanë pasur partnerë.

– Rreth 30 për qind e meshkujve në të vërtetë mendojnë që vetë penetrimi mjafton që femra të arrijë kulmin, pra kjo është tragjike, – thekson bashkautorja e studimit Elisabeth Lloyd, e cila e ka shkruar librin me titull “The Case of the Female orgasm”.

Gjithashtu, shkencëtarët kanë konstatuar që femrat të cilat arrijnë orgazmën me partnerët e tyre janë më të kënaqura përgjithësisht me jetën seksuale.

Dhe derisa treshja e artë mund të ndihmojë, autorët e studimit pranojnë që nuk ekziston rregull universal për orgazëm.

– Secila femër është aq e veçantë sa që mënyrat për ta çuar ndonjërën deri në orgazëm mund të jenë plotësisht të ndryshme – thotë udhëheqësi i hulumtimit David Frederick, nga Universiteti Chapman.

– Çelësi është komunikimi eksplicit dhe direkt me partnerin, konstaton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat