Hapësira e dedikuar e lajmeve të Facebook lançuar në SHBA së shpejti do të shkojë edhe në Britani por lajmi nuk është ky. Përmes kësaj hapësire Facebook paguan mediat për të licencuar përdorimin e artikujve të tyre.
Me Facebook News rrjeti social do të paguajë publikuesit për përmbajtjet të cilat nuk janë publikuar në platformë duke ju ofruar edhe mundësi abonimi.
Rrjeti social tha se 95% e trafikut që ka shkuar në drejtim të këtyre uebsajteve përmes Facebook News është audiencë e re. Por Facebook nuk ka specifikuar sesa i paguan publikuesit.
Së bashku me Google janë kritikuar për mënyrën sesi shfrytëzojnë përmbajtjet e platformave të dedikuara të mediave duke bërë që të ardhurat e tyre të bien në nivele rekord.
Disa publikues pritet të bëjnë miliona brenda vitit nga shërbimi. Pritet që shërbimi të zgjerohet edhe në vende si Britania, Gjermania, Franca, India dhe Brazili në 6 muajt e parë të vitit të ardhshëm.