Çmimi i bitcoin arriti vlerën më të lartë që nga lançimi i kriptomonedhës duke kapërcyer rekordin e vendosur në Dhjetor të 2017.
Të Hënën kriptomonedha kapi vlerën 19,850 dollarë sipas indeksit të CoinDesk. Rekordi i mëparshëm kishte qenë 19,783 dollarë.
Që nga muaji Mars vlera e bitcoin është rritur me 167%. Që prej 13 vitesh kriptomonedha tashmë ka filluar të prezantohet si një “markë” e qëndrueshme.
Herën e fundit që bitcoin arriti këtë vlerë u pasua nga një rrëzim i papritur në 4,000 dollarë në fund të 2018-ës.
Megjithatë një luhatje e tillë të vlerës brenda pak muajve tregon sesa e paqëndrueshme është kriptomonedha. Ka prej atyre analistëve që thonë se kriptomonedha do të shkojë deri në 500 mijë dollarë.
Kërkesa për bitcoin është rritur ndjeshëm gjatë Nëntorit dhe avokatët e saj thonë se arsyeja e vërtetë është interesi institucional shfaqur ndaj asetit dixhital.