Quhet 2020 SO dhe është një objekt fluturues që ka kaluar sot shumë afër Tokës, rreth 50 mijë kilometra.
Jo shumë i madh, rreth 10 metra në diametër, objekti po tërheq vëmendjen e të gjithë studiuesve të agjencive hapësinore, në veçanti NASA.
Arsyeja kryesore e kuriozitetit është se asnjëri nuk e di me qartësi se çfarë është 2020 SO.

Objekti është pikasur edhe më parë, dhe ishte klasifikuar si asteroid.
Por përllogaritje të reja, që kanë evidentuar shpejtësinë dhe formën jo tipike për një objekt natyror, rrisin mundësitë e një objekti të ndërtuar artificialisht.
Nuk po flasim për një qytetërim alien, gjithsesi.
Teoria e fundit dhe e pranuar nga pjesa më e madhe e astronomëve mbetet gjithsesi interesante. Sipas tyre, 2020 SO është asgjë më shumë sesa një kujtim i hidhur i së kaluarës.
Më në detaj, flitet për rrënojat e një motor rakete, që mendohet se është identifikuar me Surveyor 2, e cila në vitin 1966 dështoi në misionin drejt Hënës, duke u përplasur me satelitin e planetit tonë.
Sipas studiuesve, objekti që sot i afrohet Tokës është pikërisht dëshmia e atij dështimi. Afërsia do të mundësojë gjithsesi agjenci si NASA të zgjidhin misterin në kohë të shpejtë, me pamjet që pritet të japin verdiktin final.