Ky vit ndoshta do të jetë një nga tre më të ngrohtët, tërheq vëretjen KB-ja dhe shtoiN se ekziston një mundësi që deri në vitin 2024 të ketë një rritje të përkohshme të temperaturës mbi pragun prej 1.5 gradë Celsius të vendosur nga Marrëveshja Ndërkombëtare e Klimës në vitin 2015 në Paris.
Temperatura është duke thyer rekorde nga viti në vit, dhe dekada 2011-2020 do të mbetet më e ngrohta e regjistruar deri më tani, me gjashtë vitet më të ngrohta që nga viti 2015, thotë Organizata ndërkombëtare meteorologjike në një raport mbi gjendjen e klimës globale.
"Fatkeqësisht, 2020-a është një vit tjetër i jashtëzakonshëm për klimën", tha sekretari i përgjithshëm i organizatës, Petteri Taalas.
Nga janari në tetor, temperatura mesatare globale ishte rreth 1.2 gradë Celsius më e lartë se periudha e referimit 1850-1900, kështu që 2020 do të jetë një nga tre vitet më të ngrohta.
Vlerësimi i organizatës bazohet në pesë grupe të dhënash, të cilat rendisin vitin 2020 si viti i dytë më i ngrohtë, pas vitit 2016 dhe përpara vitit 2019.
Shtohet se nxehtësia ekstreme, zjarret, përmbytjet, rritja e aciditetit të oqeanit dhe sezoni rekord i uraganeve në Atlantik dëshmojnë për vazhdimin e ndryshimit të klimës.
Rritja më e madhe e temperaturës është në Azinë Veriore, veçanërisht në pjesën Siberiane të Arktikut, ku ishte më e ngrohtë për më shumë se pesë gradë sesa mesatarja.
Nxehtësia në Siberi ishte më e larta në fund të qershorit, me 38.0 gradë në Verkhoyansk më 20 qershor, e cila aktualisht është temperatura më e lartë e matur në veri të buzës së Rrethit Arktik.
Sezoni i zjarreve në pyje, i cili ka shkatërruar zona të mëdha të Australisë, Siberisë, bregut perëndimor të Shteteve të Bashkuara dhe Amerikës së Jugut, ishte më aktivi në 18 vitet e fundit.
Përveç kësaj, "përmbytjet në pjesë të Afrikës dhe Azisë Juglindore kanë shkaktuar zhvendosje masive të popullsisë dhe rrezikuar sigurinë ushqimore të miliona njerëzve", vë në dukje Talas.
Ndër lajmet e këqija është se akulli i detit Arktik ka arritur nivelin më të ulët vjetor në shtator, duke zënë vendin e dytë gjatë 42 viteve të vëzhgimit satelitor.
Ndër lajmet e këiqja është edhe ai se vëllimi i akullit detar të Antarktikut ka arritur minimumin e tij vjetor në shtator, duke zënë vendon e dytë gjatë 42 viteve të vëzhgimit satelitor.
Nga ana tjetër, vëllimi iakullit detar të Antarktikut ka qenë ngjashëm apo pak më i madh se mesatarja në 42 vitet e fundit, ndërsa Grenlanda ka vazhduar të humbë masën e akullit, edhe pse më e ngadaltë se në vitin 2019.
Dhe oqeanet, të cilat ruajnë mbi 90 për qind të energjisë së tepërt që grumbullohet në sistemin klimatik të Tokës, janë ngrohur gjithnjë e më shpejt në dekadat e fundit, thotë raporti.