Një kapsulë që përmban sasinë e parë të madhe të gurit nga një asteroid është në gjendje “perfekte”, sipas shkencëtarëve, raporton BBC.
Konteineri me material nga asteroidi i quajtur Ryugu, është ulur në afërsi të Woomeras në jug të Australisë të shtunën mbrëma.
Një ekip në Austri e ka gjetur kapsulën në rërë, ndërsa parashuta ka qenë e varur për druri.
Mostrat janë marrë nga raketa japoneze Hayabusa-2.
Raketa kishte kaluar një vit duke hetuar Ryugun para se të kthehej në Tokë. Derisa i është afruar Tokës, Hayabusa-2 ka lëshuar kapsuën me mostrat dhe ka ndezur motorët për të shkuar në një drejtim tjetër.
Kapsula ndërkohë është futur në atmosferë.
“Ne kemi pranuar kutin e thesarit. Koleksioni në kapsulë është marrë në mënyrë perfektë”, ka thënë Yuichi Tsuda, menaxher i këtij misioni.
Ai ka thënë se nuk ka pasur dëmtim në konteiner dhe se po shikon para që ta shoh sërish konteinerin.