Kina ka arritur që të bëhet shteti i parë në botë i cili mbledh objekte nga Hëna për ti dërguar në shtetin komunist me qëllim analizimin e tyre.
Kjo u bë e mundur pasi një sondë kineze ka marrë mostra nga sipërfaqja e Hënës dhe dje, e diel 6 dhjetor është ankoruar me sukses në anijen kozmike që po bën rrotullime rreth Hënës.
Kapsula barte gurë hënorë dhe pasi i siguroi ato, i është bashkuar anijes kozmike më 6 dhjetor, tha agjencia e lajmeve Xinhua, duke cituar Administratën Kombëtare të Kinës për Hapësirë.
Sonda zbarkoi në Hënë më 3 dhjetor dhe u bë sonda e parë në katër dekada, që një sondë e ndonjë shteti mbledh mostra hënore, pas misioneve të Shteteve të Bashkuara dhe sovjetikëve në vitet ’60 dhe ’70.
Zyrtarisht Pekini tha: "Misioni “Chang’e-5” është një nga më të ndërlikuarit në historinë e eksplorimit të hapësirës nga Kina, si dhe misioni i parë në botë i mbledhjes së mostrave në Hënë në më shumë se 40 vjet".
Të gjitha materialet e mbledhura nga sonda, por edhe një kapsulë me rreth 2 kilogramë gurë dhe pluhur hënorë pritet të zbarkojnë në Kinë në mesin e dhjetorit.
Kina kishte kryer misione në Hënë edhe më 2013 dhe 2019.
Programi hapësinor kinez ka njoftuar që më 2022 do të ketë ekipin e saj në një stacion hapësinor dhe do të dërgojë njerëz në Hënë.