Mesa duket shumicës së njerëzve nuk ju pëlqen mënyra sesi duken në telefonatat e Zoom. Aq të shqetësuar janë saqë po drejtohen nga procedurat kozmetike për të modifikuar pamjen e tyre sipas Washington Post.
Një kirurg plastik tha se po realizohen 90% më shumë ndërhyrje kirurgjike krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Një tjetër tha se pacientët janë të shqetësuar për mënyrën sesi qafa apo gusha e tyre duke në video thirrjet në Zoom.
Boomi i raportuar i kirurgjisë plastike bëri që Shoqata Amerikane e Kirurgëve Plastikë të raportonin për herë të parë shifra të ndërhyrjeve.
Arsyet e rritjes së ndërhyrjeve kirurgjike plastike janë më shumë sesa thjeshtë video thirrjet dhe kjo është rikuperimi nga Covid-19, një sëmundje e cila shkakton jo pak probleme tek të prekurit.