Twitter është gjobitur pasi ka bërë publike postime private.
Irlanda ka gjobitur kompaninë me 450,000 Euro për shkeljen e cila ishte rezultat i një defekti në aplikacionin Android.
Është hera e parë që një kompani amerikane gjobitet sipas një sistemi të ri të privatësisë së të dhënave i vendosur në BE si pjesë e regjimit të saj të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave, shkruan Independent.