Ditën e Marte CEO i Tesla Elon Musk në një cicërimë tha se dikur kishte konsideruar shitjen e kompanisë së tij të makinave elektrike Tesla tek Apple por CEO i gjigantit të iPhone as që ishte i interesuar për një takim të tillë.
“Në momentet më të vështira të Tesla, komunikova me Tim Cook për të diskutuar mundësinë e blerjes së kompanisë nga Apple. Ai refuzoi takimin,” tha Musk.
Në 2018-ën Musk ishte shprehur se biznesi i makinave ishte ferr i vërtetë dhe se ishte duke fjetur në fabrikë në përpjekje për të adresuar probleme që kompania po përballej me prodhimi e sedanëve Model 3.
Në një rast Tesla kishte qenë vetëm 1 muaj larg nga falimentimi. Dy kompanitë, Apple dhe Tesla kanë qenë konkurrentë të egër për talentet e Luginës së Silikonit dhe më gjërë.
Në 2015-ën ai kishte thënë se Apple është varreza e Tesla. Nëse nuk arrini sukses tek Tesla, shkoni dhe punoni tek Apple.