Pas 4 muajsh rrugëtim plot sfida e suksese, edicioni i dytë i Uplift Albania do të njohë fituesit e saj ditën e Premte më 29 Janar në Uplift Demo Day.
Në një ceremoni e cila do të organizohet në formatin hibrid, me pjesëmarrje fizike dhe virtuale, nga ora 17:40 deri në orën 20:00 11 startupet që ndoqën programin e akselerimit do të marrin vëmendjen e mediave, partnerëve, mbështetësve të Uplift Albania në përpjekje për të joshur investitorë engjëj.
Falë eksperiencës mëse 10 vjeçare të ICTSmedia, partneritetit të SOVVA dhe mbështetjes financiare të SlovakAid, 11 startupet nën patronazhin e 50+ ekspertëve të Uplift Albania, nga program i akselerimit mësuan sesi të joshin investime, të mbrojnë pronën e tyre intelektuale, të përmirësojnë modelet e biznesit e të aplikojnë metodologjinë “lean startup” dhe të nesërmen të shndërrohen në biznese të suksesshme.
Startupet më premtuese kanë mundësi të ngrijnë investime deri në 50,000 euro falë rrjetit të gjerë të partnerëve të ICTSmedia dhe Uplift Albania ndërsa 5,000 euro janë dedikuar në formën e çmimeve cash.
Varg.io, FoodFilled, Neuroyouth, Wellnes+, Hermex, iNegotio, AlbBnb, Swipin, Crossplag, Udhë dhe Nutriprep kaluan fazën e Selection Bootcamp dhe ndoqën programin e akselerimit.
Gjatë 4 muajve ata patën shansin të takohen me mentorë, ekspertë të fushës e madje investitorë. Uplift Albania Mini-Demo Day në Dhjetor i parapriu finales ku startupet demonstruan sikur të ishin në Demo-Day.
Një moment i një rëndësie të veçantë, Demo Day është finalja e madhe e Uplift Albania ku startupet do të takohen me investitorët gjatë evenimentit Investor Connect.
11 startupet më pas do të prezantojnë biznesin në skenë përballë jurisë së Uplift Albania dhe një audience të gjerë me familje, miq, mbështetës dhe partnerë që do ti ndjekin virtualisht.
Axhenda e Demo Day:
16:00 – 16:30 Regjistrimi
16:30 – 17:30 Investor Connect
17:40 – 20:00 Demo Day, Prezantimi i Startupeve,
20:00 Shpallja e Fituesve
Për tu bërë pjesë e evenimentit virtual ju mund të regjistroheni në këtë lidhje: https://zoom.us/webinar/register/WN_0fiaV9lATe6-x_trXLrO9g
Uplift Albania mbetet i hapur për investitorët potencialë dhe engjëj nga Shqipëria dhe rajoni. Ata do të gëzojnë të gjithë mbështetjen e ICTSmedia për të facilituar një proces sa më të mirë due diligence deri në finalizimin e investimit.
Uplift Albania është fryt i bashkëpunimit të ngushtë mes ICTSmedia, SOVVA dhe mbështetjen financiare të SlovakAid dhe sponsorëve Vodafone, Raiffeisen Bank, Huawei, Albvision, EU for Innovation, Bashkia Tiranë, Swissep dhe ICTSlab. PCWorld Albanian, CIO, SCAN TV dhe Geek Room janë partnerë mediatikë të kësaj ngjarjeje.
