Pas një shtyrjeje, SpaceX është rikthyer me lëshimin e satelitëve në orbitë duke thyer rekordin e mëparshëm të numrit të sateliteve. Kompania me sukses lançoi 143 satelitë, përfshirë 133 komerciale dhe 10 qeveritare. Raketa Falcon 9 u rikthye në bordin e një anije dronësh në Atlantic.
Satelitët e Starlink janë të parët me internet që lançohen në orbitën polare tha SpaceX. Këto janë satelitë të vegjël të cilët kanë shpërthyer në popullaritet vitet e fundit.
Madhësia e tyre varion nga një smartfon në madhësinë e një frigoriferi. Por me rritjen e numrit të satelitëve në orbitë janë shtuar shqetësimet e ekspertëve të cilët paralajmërojnë përplasjen e tyre.
Ka pasur rastenë të kaluarën kur satelitët janë përplasur në orbitë dhe mbetjet e krijuara mund të sillen në orbitë për vite apo dekada me radhë.