Apple ka publikuar një shtojcë zyrtare për versionet Windows dhe Mac të Chrome me të cilin përdoruesit mund të përdorin fjalëkalimet e ruajtura në iCloud Keychain.
Për këdo që përdor Chrome si shfletuesin kryesor dhe iCloud Keychain për menaxhimin e fjalëkalimeve, shtojca e re e bën më të lehtë kapërcimin mes kompjuterëve Windows dhe Mac.
Debutimi i shtojcës do të thotë se nëse keni përdorur Safari për të gjeneruar fjalëkalime të forta, tani do të jenë të disponueshëm edhe në Chrome për Windows dhe Safari. Gjithashtu fjalëkalimet e krijuara në Chrome do të sinkronizohen në iCloud dhe të jenë të disponueshëm në pajisjet Apple gjithashtu.
Shtojca quhet iCloud Passwords dhe është i disponueshëm nga ky moment në Chrome Web Store.