CEO i SpaceX Elon Musk tashmë kontrollon ¼ e të gjithë satelitëve aktivë që sillen në orbitën e Tokës pasi lançoi mbi 12 misione Starlink në dy vitet e fundit.
Një raketë Falcon 9 do të dërgojë 60 satelitë të tjerë Starlink në orbitë nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida duke e dërguar numrin e tyre në mbi 1,000.
Misioni i me emrin e koduar Starlink 17, është më i fundit si pjesë e planit të SpaceX për të krijuar një kostelacion me 40 mijë satelitë të cilët do të dërgojnë internet në Tokë.

Musk u bë njeriu më i pasur në botë me 200 miliardë dollarë pasuri. Të dhënat nga gjurmuesi i satelitëve Celestrak zbulojnë se 946 satelitë Starlink aktualisht sillen në orbitë, dhe përbëjnë 27.3% të të gjithë satelitëve aktivë.
Me këtë ritëm lëshimesh, satelitët Starlink së shpejti do të përbëjnë 50% të satelitëve në orbitë. Por ky është vetëm një prej disa projekteve që duan të ofrojnë internet të shpejtësisë së lartë në Tokë.
OneWeb, një kompani e themeluar prej SoftBank është konkurrenti më i afërt dhe synon të ketë një flotë prej 648 satelitësh deri në fund të 2022 dhe 7,000 satelitë në përfundim të projektit.