Gërmimi i bitcoin është shndërruar në një biznes fitimprurës ndërsa të dhënat e reja tregojnë se gërmuesit kanë arritur të sjellin 1.09 miliardë dollarë të ardhura muajin e kaluar.
Të ardhurat e gjeneruara arritën nivelin më të lartë që prej Dhjetorit 2017. Në të njëjtën kohë gërmuesit e bitcoin tejkaluan fitimet e Janarit 2018 të cilat ishin 1.02 miliardë dollarë.
Rekordi mbetet Dhjetori 2017 me 1.25 miliardë dollarë të ardhura gjeneruar nga gërmuesit. Nga totali i të ardhurave gjeneruar në Janar, 977 milionë erdhën nga blloqet.
Konkretisht në momentin që bitcoin kapërceu vlerën e 30 mijë dollarë, të ardhurat nga gërmimi i blloqeve u rritën ndjeshëm. Por gërmimi gjithashtu është bërë një proces më i kushtueshëm sidomos për një luftë ankandi që ka nisur për pajisjet më të fundit si AntMiner S19 Pro dhe S19.
Problemet me furnizimin me pajisje kanë bërë që të ardhurat për terahash në sekondë (TH/s) të rritet deri në 0.25 dollarë, nivele që nuk janë parë që prej mesit të 2019-ës.