Kampionati Kombëtar i Kodimit, që do t’i kthejë të rinjtë nga përdorues, në krijues

Shkencë & Teknologji

Kampionati Kombëtar i Kodimit, që do t’i kthejë të rinjtë nga përdorues, në krijues

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 22:32
Foto ilustruese

Teknologjia ka transformuar edukimin, por ndërsa fëmijë dhe studentë mësojnë sesi ta përdorin atë, rrallë herë mendojnë sesi funksionon e gjitha.

Duke u mësuar fëmijëve kodimin, më shumë sesa të kuptuarit të mënyrës sesi funksionojnë teknologjitë që përdorin, ato pajisen me potencialin për të ndryshuar rrënjësisht mënyrën sesi e shohin teknologjinë nga përdorues pasivë në krijues aktivë.

Vodafone Albania në bashkëpunim me ICTSlab dhe Le Spot organizojnë për herë të parë në Shqipëri një eveniment kombëtar kodimi për fëmijët dhe të rinjtë e grupmoshave 13-21 vjeç.

Në periudhën 12 – 27 Shkurt, të rinjtë nën kujdesin e tre mentorëve të kualifikuar, të cilët do të asistojnë dhe udhëzojnë në çdo hap të hedhur prej tyre, do të fitojnë më shumë sesa të sfiduarit e vetvetes.

Ndarë në 3 kategori të ndryshme Robotics, App Inventor dhe Unity, Kampionati Kombëtar i Kodimit do të orientojë krijimtarinë e të rinjve drejt fushave të robotikës dhe krijimit të zgjidhjeve për aplikacione.

Fëmijët e moshave 13 deri në 17 vjeç do të eksplorojnë zgjidhje të ndryshme mbështetur në kurrikulën Robotics dhe App Inventor, ndërsa të rinjtë e moshës 18-21 vjeç, organizuar në grupe, deri në 3 anëtarë, do të mbështeten tek kurrikula Unity për të sjellë një risi në aplikacionin rinor JUTH APP.

Secila prej kategorive të garimit do të shpërblejë me çmime tre idetë dhe zgjidhjet më inovative.

Shpërblimet

Në kategorinë Robotikë vendi i parë do të shpërblehet me 3 kite robotike, vendi i dytë me 2 kite robotike dhe vendi i tretë me 1 kit robotik.

Në kategorinë MIT App Inventor vendi i parë do të shpërblehet me smartfon Galaxy A20e, vendi i dytë me tabletin MLS Vista 4G dhe vendi i tretë me orën inteligjente Withings move.

Në kategorinë Unity vendi i parë do të shpërblehet me 500 euro, vendi i dytë me 250 euro dhe vendi i tretë me 150 euro.

Përtej çmimeve Kampionati Kombëtar i Kodimit do të sjellë përfitime të jashtëzakonshme për një gjeneratë e re të rinjsh, të cilët do të pajisen me aftësi jo vetëm të përdorimit të teknologjisë por edhe sesi ta bëjnë të funksionojë për ta.

Regjistrohuni duke klikuar në këtë lidhje National Coding Championship – ICTSlab për dy javët më sfiduese dhe krijuese të këtij viti.

Axhenda

12 Shkurt 2021 – Hapja

15 – 22 Shkurt 2021 – Kurrikulat Unity, Robotikë, MIT App Inventor

Unity

Bazat, si funksionon Unity, ndërfaqja Unity, Demo.

Fizika e Unity, Colliders, Rigidbody.

Scripting, Introduction to C#, Triggers.

Learn Light, Lights in Unity.

Unity Animation, Ndërtimi i lojës për platforma.

Robotikë

Shpjegimi i termave kryesore, Elektriciteti dhe dy llojet e tij, qarku elektrik dhe elementet e tij, platorma Tinkercad dhe navigimi në të.

Pllaka Arduino, lidhjet me Breadboardin, lidhja e inputeve dhe outputin me vlerat, shpjegimi i kodimit me blloqe, shpjegimi i komponentëve të rinj Photorezistori dhe MicroServo, ndërtimi i projektit të Lulediellit dhe kodimi i tij.

Njohja me sensorët, projekti “Smart Blind Blind”.

Real- time test & results.

Diskutim idesh mbi projektin final.

MIT App Inventor

Shpjegimi i termave kryesore, ambjenti i punës designer dhe blocks, komandat kryesore dhe shprehjet, simulimi në telefon dhe shkarkimi i App Inventor, hands on – project development on basics, ndërtimi i lojës paint pot.

Shpjegimi i termave kryesore, procedurat, databaza, listat, procesi i automatizimit, hands on- project development on Intermediate, ndërtimi i aplikacionit “No text while driving “.

Të mësojë si lidhet App me Web, të kuptojë collisions, të kuptojë si lidhen listat me njëra – tjetrën, të kodojë “Map Tour”, të mësojë si është arkitektura e kompjuterit dhe debugging.

Real- time test & results – fituesit e fazës së parë (platforma testportal).

Diskutim idesh mbi projektin final.

23 – 25 Shkurt 2021 – Mentorim mbi projektin.

26 Shkurt 2021 – Aftësitë prezantuese, përfundimi i projektit.

27 Shkurt 2021 – Prezantimi i projekteve në kategoritë Robotikë, MIT App inventor, Unity, shpallja e fituesve.

Nga përdorues në krijues

Kodimi ose siç dëshirojmë ta quajmë “shkrimi i dorës moderne” më shumë sesa një aftësi është shndërruar në një mendësi e aftë që t’u japë zgjidhje disa prej problemeve më komplekse.

Liderë të politikës dhe botës së biznesit sot janë zërat më të fortë në mbështetjes së narrativës së kodimit që është një aftësi jetike në një botë dhe ekonomi të re dixhitale. Ekziston një diferencë e madhe mes konsumit të teknologjisë dhe shfrytëzimit të saj.

Sfida të tilla kodimi si Kampionati Kombëtar i Kodimit zhvillojnë tek fëmijët dhe të rinjtë aftësitë e zgjidhjes së problemeve, të mendimit kritik por gjithashtu i pajis ata me aftësi dixhitale të cilat të nesërmen do të rrisin shanset e tyre të punësimit apo ndjekjes së një karriere në program.

Është një fakt se sot 65% e fëmijëve të cilët po përgatiten të shkojnë në shkollë, nesër do të kenë një punë që sot ende nuk ekziston. Siç thoshte edukatorja e madhe e shekullit 20 Maria Montessori: “Imagjinata nuk thyen limitet e saj, derisa njerëzit të kenë kurajo dhe guxim për ta përdorur atë.” 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat