Dëshmitë fotografike sugjerojnë se nën sipërfaqen e akullit në planetin e kuq ka qenie aliene mikroskopike që nuk janë zbuluar akoma.
Sipërfaqja e Marsit është e thatë, e ftohtë dhe e mbushur me radiacion vdekjeprurës. Mirëpo disa centimetra nën sipërfaqe të marsit mund të ketë një habitat të fshehur të mbushur me alien mikroskopik.
Dëshmitë e reja sugjerojnë se nën sipërfaqen e mbuluar me akull në planetin e kuq, dheu që është vazhdimisht duke ndërvepruar me kripërat mund të krijoj një ambient që mund të përmbajë jetë mikroskopike.
Zbulimi që tregoi se në sipërfaqen e Marsit ka akull, dha një perspektivë të re sa i përket mundësisë së qenieve të gjalla në Mars.
Ambienti i çuditshëm në Mars është krahasuar me kushtet e liqeneve nëntokësore të Antarktikes, që është e populluar me karkaleca dhe ekinoderma.
Këto zbulime janë bazuar në pamjet e siguruara nga HiRISE, roboti me fotografitë më të mira ndonjëherë që u dërgua në Mars.
Këto fotografi kanë shfaqur pjesë të planetit që kanë ujë në pjesën e planetit që ngrohet nga dielli. Observimet janë konfirmuar nga një model kompjuteri.
Fenomene të ngjashme janë parë në ambiente të ngjashme në tokë, si në luginat e thata të Antarktikës, në detin e vdekur në Izrael, dhe në shkretëtirën Atakama në Kili.