Nvidia rikthen në shitje një kartë grafike të lançuar 5 vite më parë

Shkencë & Teknologji

Nvidia rikthen në shitje një kartë grafike të lançuar 5 vite më parë

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 16:23
Nvidia

Kur Nvidia lançoi kartat grafike GTX 1050 Ti në Tetor të 2016-ës, Obama ishte president i SHBA dhe lajmi i ditës i teknologjisë ishte Galaxy Note 7 që shpërthente në flakë.

Tashmë karta grafike po rikthehet për shkak se kompania vuan një mungesë të madhe me prodhimin e modeleve të reja.

Nvidia konfirmoi se e ka të pamundur të përballojë kërkesën e cila mbetet e lartë dhe për këtë ka vendosur të rishesë modelet RTX 2060 dhe GTX 1050 Ti. Kompania tha se produktet kishin arritur fundin e jetës.

Modeli GTX 1050 Ti është thuajse i papërdorshëm krahasuar me kartat grafike moderne. Ende GTX 1050 Ti do tu japë blerësve një opsion të lirë për lojërat jo intensive.

Nvidia mund ta shesë sepse nuk ka memorien e vjetër GDDR5 pa cenuar furnizimin e memorie GDDR6. Kur GTX 1050 Ti debutoi shitej për 139 dollarë ndërsa aktualisht me çmime mbi 190 dollarë.

Në 2019-ën u lançua RTX 2060 për 350 dollarë po tani po shitet për 800 dollarë. Ndërsa modelet e reja RTX 3000 janë thuajse të pamundura për tu gjetur.

Nvidia dhe AMD përdorin TSMC për prodhimin e çipeve të tyre dhe ky i fundit nuk arrin dot ti përmbahet kërkesës. Për këtë ka vendosur të shpenzojë 28 miliardë dollarë për të rritur kapacitet. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat