Përdoruesit e telefonëve Android janë partnerë më të mirë sesa përdoruesit e iPhone

Shkencë & Teknologji

Përdoruesit e telefonëve Android janë partnerë më të mirë sesa përdoruesit e iPhone

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 17:00
Android

Ekziston një betejë mes përdoruesve të iPhone dhe Android që duket se nuk do të marrë fund kurrë. Edhe ata që nuk janë pjesë e kësaj përplasjeje, kanë mbajtur anën duke zgjedhur smartfonët e tyre.

Por një studim i ri e sheh këtë përplasje në një këndvështrim tjetër. Sipas tij përdoruesit e telefonëve Android janë partnerë më të mirë sesa përdoruesit e iPhone.

Studimi zbuloi se përdoruesit e iPhone kanë vese dhe sjellje më acaruese sesa përdoruesit e Android duke çuar në konkluzionin se këta të fundit janë partnerë më të mirë.

Edhe pse rezultati i studimit është i thjeshtë, përfundimet e arritura janë më të thella sesa kaq. Në total studimi anketoi 2 mijë përdorues.

Përdoruesit e iPhone ishin 12% më të prirë për tu përfshirë në debate dhe fyerje sesa përdoruesit e Android. Në fakt ato tejkalonin përdoruesit Android në çdo kategori të anketës sa i përket të të qenurit më mizor me telefonët e tyre.

Përdoruesit e iPhone ishin më të prirë të përdornin telefonin e tyre gjatë një filmi apo edhe gjatë drejtimit të makinës. Madje kanë gjasa më të larta të thyejnë telefonin sesa përdoruesit Android. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat