Prodhuesi i kartave grafike Nvidia tha se qëllimisht do të reduktojë efikasitetin e kartës së fundit grafike me 50% ku përdoret për të gërmuar kriptomonedha Ethereum.
Entuziastët e kriptomonedhave kanë qenë një prej kontributorëve më të mëdhenj në problemet me furnizimin duke i rrëmbyer kartat grafike menjëherë dhe përdorur jo për gaming.
Nvidia tha se ka ndërhyrë për tu siguruar se kartat grafike shkojnë në duart e gamers. Por gjithashtu do të shesë karta grafike të dedikuara për gërmimin e kriptomonedhave.
Kartat grafike janë komponent jetik për kompjuterët gaming. Një kartë grafike moderne mund të prodhojnë grafika me rezolucion të lartë që kërkojnë lojtarët.
Por shumë faktorë, përfshirë vonesat e prodhimit gjatë pandemisë së koronavirusit kanë krijuar probleme me furnizimin. Kartat grafike janë shumë popullore edhe tek investitorët bitcoin të cilët i përdorin për të gjeneruar bitcoin të rinj.
Nvidia tha se një përditësim softueri për GeForce RTX 3060 do të kufizojë përpunimin e transaksioneve ethereum me 50%. Si rezultat do të jetë më pak ekonomike për gërmuesit të blejnë këto karta grafike.