Microsoft Translator dhe disa shërbime të tjera të kompanisë shtuan së fundi mbështetjen për 9 gjuhë të reja ku në mesin e tyre është edhe gjuha Shqipe.
Duke shtuar mbështetjen për këto gjuhë Microsoft thotë se Translator mund të ndihmojë 170 milionë njerëz të komunikojnë. Me gjuhët e reja, aplikacioni tani mund të përkthejë në 83 gjuhë të ndryshme të botës.
Gjuha Shqipe nuk do të jetë e disponueshme vetëm në Translator por edhe shërbime si Microsoft Office, dhe Translator for Bing.
Zhvilluesit mund ti përdorin këto gjuhë edhe në Azure Cognitive Services.