WhatsApp ofron shumë pak mjete editimi kur jeni duke dërguar një video. Një opsion i ri në këtë mjete do të jetë edhe ai i heqjes së audios nga videot.
Ju mund të hiqni audio nga videot tuaja përpara se ti ndani me kontaktet në WhatsApp. Opsioni i ri do të shfaqet në ekranin e editimit të videove.
Sipas llogarisë së WhatsApp në Twiiter, funksioni është i disponueshëm nga ky moment për të gjithë përdoruesit Android. Nuk duhet të keni një version specifik të WhatsApp për këtë funksion.
Nëse jeni në iOS duhet të prisni sepse WhatsApp ende se ka bërë të disponueshëm. Për të përdorur opsionin në telefonin tuaj Android ndiqni hapat mëposhtë:
Përzgjidhni videon që dëshironi të ndani me dikë
Kur videoja të hapet në editorin e integruar të WhatsApp do të vini re një ikonë të audio në krye
Klikoni këtë ikonë për të hequr zërin
Videoja jua tashmë do të dërgohet pa audion
Në të vërtetë kjo nuk editon video, ajo mbetet në telefon në formën origjinale, thjeshtë atyre që u dërgohet në WhatsApp nuk do të ketë audio.