Që kur Apple vendosi të mos përfshijë më çipet Intel në kompjuterët Mac, gradualisht çdo ditë aplikacione po optimizohen për procesorin e ri M1.
Sot aplikacioni Photoshop funksionon me modelet e fundit procesorin Apple M1 dhe Adobe thotë se përfitimet do të ndihen menjëherë.
Në tërësi aplikacioni është 1.5 herë më i shpejtë sesa sistemet e gjeneratës së kaluar. Konkretisht kjo performancë do të vihet re në hapjen dhe ruajtjen e skedarëve, aplikimin e filtrave apo proceseve intensive si punimi me objekte.
Së bashku me një aplikacion të ri M1, Adobe dërgoi një përditësim në iPad me dy funksione të reja siç janë historiku i versioni të dokumentit që do të thotë se mund të kthehen në skedarët e vjetër të ruajtur automatikisht 60 ditët e kaluara dhe mundësia për të shkarkuar dokumente cloud lokalisht dhe punuar me to offline.