Lou Ottens, inxhinieri holandez i cili shpiku kasetat audio vdiq në moshën 94 vjeçare. Përllogaritet se afro 100 miliardë kaseta janë shitur në mbarë botën që kur u prezantuan për herë të parë në 1960.
Shpikja e Ottens ka transformuar mënyrën sesi njerëzit dëgjonin muzikë. Inxhinieri vdiq në vendlindjen e tij Duizel këtë fundjavë bëri të ditur familja.
Në 1960 u caktua në departamentin e zhvillimit të produktit pranë Philips ku ai dhe ekipi i tij zhvilluan kasetën audio.
Në 1963 kaseta u prezantua në Berlin Radio Electronics dhe së shpejti u bë një sukses ndërkombëtar. Otten nënshkroi një marrëveshje me Philips dhe Sony dhe pa modelin e tij të konfirmohej si një kasetë e patentuar dhe riprodhuar nga disa kompani Japoneze.
Ottens është përfshirë edhe në zhvillimin e diskut kompakt dhe më shumë se 200 miliardë prej tyre janë shitur në mbarë botën.