Hakeri 17 vjeçar i Bitcoin përfundon 3 vite në burg

Shkencë & Teknologji

Hakeri 17 vjeçar i Bitcoin përfundon 3 vite në burg

Më: 17 mars 2021 Në ora: 14:27
Foto ilustruese

Për të gjithë ata që nuk e njohin, bitcoin është një monedhë virtuale( që prodhohet dhe qarkullon në aplikacione) e cila mund të blihen ose të shkëmbehet  në një platformë shkëmbimi me monedha konvencionale( të zakonshme). Konsumatorët mund të dërgojnë bitcoin online për këdo që dëshiron t’i pranojë ato, ose t’i kthejë ato në monedha të dekretuara (si Euro, Funta ose Dollari).

Vitin e kaluar në Florida(Amerikë), ndaj ‘Twitter’ u organizua një sulm hakerimi  me qëllim vjedhjen e këtyre monedhave  virtuale, pas të cilit qëndronte një i ri 17 –vjeçar.

Më 15 korrik të vitit të kaluar, ky i ri i arrestuar së bashku me disa  bashkëpunëtorë ‘vodhën’ account- e et disa nga personaliteteve dhe kompanive më të ndjekura në faqen e internetit (përkatësisht në Twitter) – duke përfshirë atë të  ish-presidentit Barack Obama,  presidentit Joe Biden, Elon Musk, Bill Gates, Uber, Apple, Kanye West dhe Jeff Bezos –duke shkruajtur në Twitter se ata do të dyfishonin  çdo Bitcoin të dhuruar( dërguar)  nga njerëzit ( ndjekësit e tyre)në 1 adresë specifike..

Me këtë skemë gjigande mashtrimi , sulmuesit arritën të merrnin $ 117,000 në bitcoin para se skema të mbyllej.

Graham Ivan Clark, hakeri adoleshent, është deklaruar fajtor për 30 akuza kundër tij.

Sipas ‘The New York Times ‘dhe ‘Tampa Bay Times’, për të u mor vendimi  i dënimit me burgim të cilin i riu do ta shlyej për vetëm 3 vite duke qëne se është ende minoren(ligji në Florida parashikon për këtë vepër  mbi 10 vite heqje lirie).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat