Korporata Apple shpenzoi 15%, të 2 miliardë eurove të bonove të gjelbra që mblodhi në fund të vitit 2019, kryesisht në projekte të energjisë së rinovueshme, sipas raportit vjetor të ndikimit të lëshuar ditёn e mërkurë.
Rreth 330 milionё dollarë të ardhura nga Euro Green Bond, Apple i kishte alokuar deri në shtator tё vitit 2020. Pak më shumë se 310 milionë dollarë u dhanë për energji të rinovueshme. Pjesa tjetër shkoi në projektimin dhe inxhinierinë me karbon të ulët, efikasitetin e energjisë dhe të ashtuquajturin zbutjen dhe sekuestrimin e karbonit.
Shpenzimet përfshinin marrëveshjet e blerjes së energjisë me fermat e erës në SHBA dhe hapjen e një projekti diellor në Danimarkë, sipas raportit.
Kompania shiti bonon e saj të parë nё Euro Green Bond në nëntor tё vitit 2019. Ky rekord vjetor u thye në vitin 2020, ndërsa furnizimi me bono të gjelbërta tashmë po zhvillohet me ritmin më të shpejta këtё vit.
Apple më parë kishte lëshuar dy bono të tjera të gjelbërta në dollarë në vitin 2016 dhe 2017, që arrinin një shifёr prej 2.5 miliardë dollarë.