15 vjet më parë është publikuar postimi i parë në rrjetin social Twitter. Këtë e kishte bërë drejtori i Twitterit, Jack Dorsey, ku kishte shkruar "sapo krijova Twitterin tim".
Twitteri ishte themeluar më 21 mars në San Francisco ndërsa ishte lansuar për publikun më 15 korrik të 2006-s.
Në bazë të statistikave, Twitteri ka rreth 187 milionë përdorues në mbarë botën.
Më së shumti ka në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japoni, Indi dhe Britani të Madhe.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/21/auto_auto_tiw16163508671616354616.jpg)