Shkencëtarët kanë zbuluar një vrimë të zezë rreth 55.000 herë më të madhe se masa e Diellit.
Sipas tyre, mund të jetë një “relikë antike” që daton në universin e hershëm para se të formoheshin yjet dhe galaktikat e para.
Studiuesit vlerësojnë se ka rreth 46.000 vrima të zeza me masë të ndërmjetme në afërsi të galaktikës Rruga e Qumështit.

Autori kryesor i studimit, James Paynter tha se ky zbulim hedh dritë mbi mënyrën se si formohen vrimat e zeza supermasive.
Studiuesit thonë se kjo vrimë e zezë mund të jetë “fara” e shumë të tjerave supermasive që ekzistojnë sot dhe mund t’i ndihmojë shkencëtarët të vlerësojnë numrin e përgjithshëm të këtyre objekteve në univers.
